LIVE | Uells-Zvicër/ Zhbllokohet sfida, Embolo kalon në avantazh kombëtaren helvete (VIDEO)






Ka startuar në orën 15:00, në stadiumin “Baku Olympic”, Uells-Zvicër e vlefshme për Grupin A të EURO 2020.

Zvicera-1

Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren e parë që në ndeshjen debutuese për ta në këtë kompeticion ku dhe rreshtimet duken shumë sulmuese për të dyja krahët.

Kombëtarja “helvete” në 11-shen startuese ka në përbërje dhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa kombëtarja uellsiane me lojtarët më të rëndësishëm si Ramsej, Alen dhe Bejl.

Në Grupin A, me Uellsin dhe Zvicrën janë dhe Italia e Turqia, që mbrëmjen e djeshme të kaltërtit triumfuan bindshëm me rezultatin 0-3 ndaj ballkanasve.

Zvicera-11

LIVE| UELLS 0-1 ZVICËR

Embolo 50′

KOMENTI LIVE –

50’ GOOOOOOL ZVICRA 0-1! Embolo zhbllokon rezultatin dhe kalon përpara kombëtaren helvete duke realizuar me kokë pas një goditje këndi.

Goli i Embolo on Vidnews.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

27’ Seferoviç befason dhe godet nga jashtë zone topi përfundon fare pranë shtyllës së mbrojtur nga portieri i kombëtares uellsiane, Uard.

Goditja e Seferoviç on Vidnews.

15’ Somer ka bërë një pritje spektakolare ndaj Mur ku ky i fundit ka humbur rastin e artë me kokë për të kaluar kombëtaren uellsiane në avantazh.

Pritja spektakolare e Somer ndaj Mur on Vidnews.

7’ Ndalet loja sulmuesi i Zvicrës, Embolo ka pësuar një dëmtim të lehtë në dyluftim me lojtarin uellsian, Mefam. Por pa asnjë problem Embolo rikthehet në fushën e blertë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

UELLS – (4-3-3): Uard; Roberts, Rodon, Dejvis, Mefam; Morrell, Alen, Ramsej; Xhejms, Mur, Bejl. Trajner: Robert Pejxh.

ZVICRA – (5-2-3): Somer; Mbabu, Elvedi, Shar, Akanji, Rodrigez; Xhaka, Frojler; Seferoviç, Embolo, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *