LIVE| VIJAREAL-BAJERN/ Gafa e Nojerit, Moreno tenton të shënojë gol të çmendur nga mesfusha! Fati është me bavarezët (VIDEO)









Vijareal dhe Bajern, përballen sot me njëra-tjetrën në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champion League. Bajern, i cili do të tentojë të sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e sotme, përballet me “nëndetësen e verdhë”, që një raund më parë eleminoi Juventusin, duke e mundur 0-3 në Torino.

Vijareal

Trajneri Nagelsman ka hedhur nga minuta e parë dy sulmuesit kryesor të skuadrës, Levandovski dhe Myler, të cilët do të tentojnë të thyejnë mbrojtjen e spanjollëve, të mbështetur në mesfushë nga dyshja Kimish-Musiala.

Nga ana tjetër Vijareali i Unai Emeri do të tentojë të arrijë një rezultat historik në fushën e vet, duke shpresuar te golat e sulmuesit kryesor të skuadrës Gerard Moreno, i ndjekur nga Danzhuma dhe Lo Celso. Ata do të tentojnë të servirin me sa më shumë topa sulmuesin spanjoll, në kërkim të golave që do t’i japin shpresë për sfidën e dytë në Mynih.

LIVE: VIJAREAL-BAJERN MYNIH 1-0

Danjuma 8′

KOMENTI LIVE: 

62′ Shpëton për mrekulli porta e Bajernit. Pas gafës së Nojerit, sulmueri Gerado Moreno, tenton të shënojë një gol të çmendur nga mesfusha, por fati ishte me bavarezët në këto momente.

52′ Bajerni është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimt, Vijareali tenton ta surprizojë nëpërmjet kundërsulmeve.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

41′ Vijareali realizon një gol fantastik me anë të Kokelin! Topi merr një hark të çuditshëm, pas gjuajtjes në formë krosi të francezit dhe përfundon në trekëndësh, por goli anulohet për pozicion jashtë loje! 

35′ Vetëm 1 goditje në portë e regjistruar deri tani, bëhet fjalë për golin në minutën e 8-të të shënuar nga Danjuma. Sfidë e vakët, edhe pse skuadra gjermane është më kërkuese, mungojnë rastet flagrante për shënim.

15′ Pas disavantazhit, bavarezët e Nagelsman, janë hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, por mbrohen mirë deri tani spanjollët.

8′ GOOOOL VIJAREALI 1-0/ Shtangen bavarezët, vendasit kalojnë në avantazh me anë të sulmuesi Danjuma, që shënon me një karambol brenda zonës. Sulmusi devijon saktë nga shumë pranë duke shtangur portierin Nojer. 

1′ Starton sfida në Spanjë!

FORMACIONET:

BAYERN

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com