LIVE Vllaznia-Dinamo / Duel i denjë për pretendentët, shkodranët e mbyllin pjesën e parë me përmbysje (VIDEO)








Ka nisur në orën 19:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, sfida Vllaznia-Dinamo, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore.

vllaznia dinamo

Të dyja skuadrat aktualisht janë të pamposhtura teksa ndajnë renditjen dhe pikët së bashku.

Vllaznia vjen në këtë takim pas barazimit 0-0 ndaj Skënderbeut dhe fitores ndaj Labërisë në Kupën e Shqipërisë.

Ndërsa Dinamo vjen pas barazimit 1-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit dhe fitores kundër Erzenit në Kupën e Shqipërisë.

LIVE VLLAZNIA-DINAMO 2-1
16′ Dianje, 35′ Gjurgjeviç / 5′ Ibraimi

MINUTË PAS MINUTE

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Vllaznisë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Isaevski lëshon një harkim perfekt në zonë nga e majta, Zogoviç del mbi sulmuesit e Dinamos dhe kontrollon sferën.

40’ Jonuzi merr topin në të majtë dhe nis një pasim në qendër për Aralica, vendimtar devijimi i Demirit i cili largon sferën nga zona.

37’ Ibraimi mundohet të kthejë në lojë skuadrën e tij me një gjuajtje nga distanca, pa probleme për Zogoviç.

36’ Krymi bëhet lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë në këtë sfidë.

35’ Vjen përmbysja e shkodranëve. Latifi nis një aksion të shpejtë me një pasim perfekt për Gjurgjeviç. Ky i fundit nuk gabon duke kaluar sferën mbi Harizajn për të kaluar në avantazh Vllazninë.

28’ Aralica tregon aftësitë e tij me një rrotullim e gjuajtje të shpejtë drejt portës së Harizajt, por ky i fundit i përgjigjet i vëmendshëm duke grushtuar topin.

27’ Pretendime të shkodranëve për një prekje topi me dorë në zonë të Siljanovskit, por pamjet filmike tregojnë se gjyqtari me të drejtë vazhdoi lojën pasi nuk kishte të tillë

25’ Goditje dënimi e Ibraimit nga e djathta, topi shkon në shtyllën e dytë ku Imami nuk arrin të devijojë drejt portës.

21’ Gjurgjeviç i afrohet golit të avantazhit për Vllazniën, teksa shfrytëzon një pasim në qendër për të devijuar sferën mes mbrojtësve dinamovitë, por pa gjetur kantërkëndorin e Harizajt.

21’ Goditje dënimi e Heriç nga e majta e sulmit, topi shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Harizajt.

18’ Ka entuziazëm Vllaznia në këto momente, duke provuar me shpërthimet e Latifit dhe Hakajt në të majtë. Një harkim nga ky i fundit devijohet dhe përfundon ë duart e Harizajt.

16’ Barazohen shifrat, Dianje tund rrjetën pas një goditje nga këndi, duke u gjendur i zbuluar në shtyllën e dytë.

14’ Heriç provon edhe ai të gjuajë nga distanca, por sfera ndalet përsëri në duart e Harizajt.

11’ Kombinim i shpejtë mes Demirit dhe Ibraimit. Ky i fundit harkon drejt qendrës por askush nuk arrin të devijojë para katërkëndorit të Zogoviç.

7’ Shkodranët provojnë të reagojnë me anë të Latifit, por gjuajtja e tij nga jashtë zonës përfundon në duart e portierit Harizaj.

5’ Pllakos heshtja në Shkodër pasi Ibraimi tund rrjetën pas një aksion të gjatë që gjen të përgjumur mbrojtjen vendase. VAR konfirmon se nuk ka pozicion jashtë loje dhe dekreton avantazhin e Dinamos.

1’ Nis ndeshja në Shkodër me shkelmimin nga qendra të Dinamos

FORMACIONET ZYRTARE –

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Kruja, Krymi, Hakaj, Dianje, Jonuzi, Heriç, Gjurgjeviç, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

DINAMO – Harizaj; Demiri, Imami, Siljanovski, Sidibe, Isaevski, Samake; Abazaj, Çinedu, Mihana, Ibraimi. Trajner: Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *