LIVE VLLAZNIA-DINAMO / Pjesa e dytë nis me gol, shkodranët përfitojnë nga gabimi në mbrojtje (VIDEO)






Vllaznia-Dinamo është sfida që mbyll ditën e sotmë në kampionatin shqiptar, me skuadrat që synojnë të dalin nga kriza pasi rezultatet e ndeshjeve të fundit kanë qenë negative.

VLLAZNIA DINAMO

Vllaznia ndodhet në vendin e katërt me 35 pikë dhe dy ndeshjet e fundit në kampionat i ka barazuar. Ekipi i Tomas Brdariç ka humbur terren me kryesuesit dhe synon që të hedhë pas gabimet e së kaluarës, ku loja e bukur nuk ka munguar, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese.

Dinamo nga ana tjetër noton në ujëra të turbullta dhe ndodhet në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 20 pikë të grumbulluara. Durrsakët nuk fitojnë që prej 8 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet dhe fitorja është obligim për të shpresuar për një qëndrim në elitën e futbollit shqiptar,

VLLAZNIA-DINAMO 2-0
16′ (p) Latifi, 48′ Aralica

MINUTË PAS MINUTE

67’ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Denison.

65’ Mustedanagiç i lë vendin Heriç në rreshtimin e Vllaznisë.

62’ Pas një goditje nga këndi, Sofranac dhe Prodani bllokojnë njëri-tjetrin duke mos gjuajtur në portë edhe pse në një pozicion të favorshëm.

61’ Zgjohet Dinamo me një aksioni nga krahu i djathtë, topi shkon te Çinedu i cili nuk arrin të godasë e më pas Adili largon sferën në fundore në shtyllën e dytë.

58’ Gjuajtje e fortë e Demirit nga jashtë zonës, topi bllokohet nga mbrojtja shkodrane.

56’ Denison dhe Çinedu hyjnë në fushën e lojës në vend të Bardhit dhe Lilajt.

50’ Tension dhe protesta në pankinën e bluve, një nga pjesëtarët e stafit të Devollit ndëshkohet me karton të kuq.

48’ GOOOL Vllaznia. Pas një goditje dënimi nga e djathta të ekzekutuar nga Mustedanagiç, Aralica me kokë shënon golin e 2-0 për shkodranët.

48’ Karton i verdhë për Sidibe.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.

45’+2’ Shkodranët nisin një kundërsulm të shpejtë me Aralica i cili merr topin para zonës së vet dhe niset i pandalur drejt portës së Dinamos. Ai gabon gjithçka në fund me një gjuajtje që e dërgon direkt në duart e Harizajt.

45’ Jepen 8 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

45’ Mustedanagiç tenton nga jashtë zonës, shënjestra është shumë lart mbi kuadratin e Harizajt.

43’ Goditje dënimi nga e majta e sulmit dinamovit që harkohet në zonë nga Ibraimi, topi shkon te Sidibe i cili fiton duelin ajror me mbrojtësit e Vllaznisë, por nuk shënjestron kuadratin e portës.

40’ Harizaj gabon në largimin e topit dhe ia dhuron kundërshtareve por Aralica nuk përfiton me gjuajtjen e tij duke mos arritur të gjejë kuadratin.

33’ Bardhi nga e majta krijon hapësirë për të nisur topin në qendër, por pa arritur të vërë në vështirësi prapavijën e shkodranëve që largon rrezikun.

24’-29′ Shënon Vllaznia. Hakaj harkon nga e majta dhe Aralica zhytet me kokë dhe dërgon sferën në rrjete. Por pas shumë minutave pritje, anulohet festa e shkodranëve, por pozicionin jshtë loje të sulmuesit. 

21’ Samake gabon në largimin e topit dhe ia dhuron atë Aralica i cili gjuan në ecje e sipër, por fluturon sferën mbi traversë duke shpërdoruar një mundësi të artë.

18’ Mustedanagiç mundohet të godasë në portë me një gjuajtje me gërshërë brenda zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Harizajt.

16’ GOOOL Vllaznia. Shënon Latifi me penallti.

14’ Pas 3 minutash konsultim e vëzhgim, gjyqtari akordon penallti për skuadrën shkodrane.

11’ Protesta të shkodranëve, kërkohet penallti pas një kontakti mes Lilajt dhe Latifit në zonën dinamovite. Gjyqtari Klodian Shahini fillimisht heziton, por pasi ndalet loja, shkon te VAR.

8’ Kundërsulm perfekt i Dinamos, Topi shkon te Haxhiu i cili në të djathtë futet në zonë dhe gjuan në portë, por Qarri i mohon një gol të sigurt.

1’ Nis loja me topin që shkelmohet nga qendra nga skuadre mike.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Qarri, Adili, Fallou, Bulatovic, Kruja, Jonuzi, Krymi, Hakaj, Mustadanagic, Latifi, Aralica.

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Ali, Prodani, Sidibe, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.