LIVE| Vllaznia-Kukësi/ Shans ideal për shkodranët, Xhika bën mrekullinë dhe i mohon golin Ardit Hoxhajt (VIDEO)

Supersfida mes Vllaznisë dhe Kukësit, do të mbyllë siparin e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Brdariç, kanë shansin e artë, për t’u shkëputur sërish, pas hapit fals të Partizanit, Teutës dhe Laçit.

bandicam 2021-03-08 15-58-24-488

Përballë tyre do të jetë një kundërshtar tepër i vështirë si Kukësi i Mirel Josës, që pavarësisht se po kalon një ngërç për sa i përket rezultateve, verilindorët kanë në përbërje lojtarë cilësorë që mund të bëjnë diferencën.

Si Vllaznia ashtu dhe Kukësi nuk kanë fituar asnjë nga 3 ndeshjet e fundit, teksa do të kërkojnë kthesën në këtë sfidë. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

bandicam 2021-03-08 15-58-15-731

Brdariç ka aktivizuar nga minuta e parë futbollistin Nija Vexhi, ndërkohë që Da Silva mbështet dyshen Hoxhaj-Kalaja në sulm. Në krahun tjetër trajneri Josa ka bërë ndryshime të shumta, teksa nuk janë preferuar titullarë, Dragoshi dhe Leira.

LIVE: VLLAZNIA-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Tjetër shans i shpërdoruar për Vllazninë, tentativa e Kalasë u ndal në trupin e portierit Xhika, i cili ka qenë i pakalueshëm në pjesën e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Tsintsaxe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

38′ Kaleziç nuk ka fatin me vete në këtë minutë. Pas harkimit nga këndi, mesfushori i skuadrës shkodrane fiton duelin me Kurdiç, godet bukur me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

37′ Sërish Kukësi me Ibraimin, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

36′ Shpëton për mrekulli Vllaznia. Imami kthen një top të gabuar mbrapa, duke i dhënë një asist Ibramit, që provoi me një gjuajtje, por portieri Zogoviç bën heroin, duke i mohuar golin verilindorëve.

33′ Goditje nga këndi për Vllazninë, provon Gurishta me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

23’ Jonuzi mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij nuk ishte e saktë.

21′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet Da Silva i dëmtuar, vendin e tij e merr Kaleziç.

20′ Tjetër ndërhyrje vendimtare e Dashamir Xhikës. Pas asistit të Kalasë, Ardit Hoxhaj, zhytet bukur me kokë, por fantastike pritja e gardianit të Kukësit.

20′ Goditja e parë nga këndi në këtë ndeshje i përket Kukësit. Harkimi i Ibraimit grushtohet nga Zogoviç.

16′ Nuk arrin të përfitojë Arlind Kalaja, pas një asist të bukur nga Nija Vexhi, por tentativa e sulmuesit shkodran brenda zonës, u ndal nga futbollistët e Kukësit.

14′ Goditje dënimi për Kukësin, kapiteni Ibraimi harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por largon Adili.

9′ Rast i parë i rrezikshëm i sfidës. Ishte togolezi Nija Vexhi, i cili pas një aksioni të bukur të shkodranëve, provoi nga e majta e zonës, por topi u ndal nga Xhika.

5′ Ndeshja ka nisur e qetë me të dyja skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Nija Vexhi, Da Silva, Hoxhaj, Kalaja. Trajner: Thomas Brdariç

KUKËSI: Xhika, Baravikas, Lulaj, Kurdiç, Demiri, Taipi, Tsintsaxe, Peposhi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

Vllaznia-Kukesi protokolli

GJYQTAR: Kridens Meta

PANORAMASPORT.AL

Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *