LIVE| Vllaznia-Laçi/ Zëvendësim i goditur i Brdariç, Da Silva shënon pas 1 minute në fushë (VIDEO)









Vllaznia dhe Laçi do të përballen mbrëmjen e sotme në një sfidë ku pritet shumë pasi dihet që kjo përballje dhuron gjithmonë spektakël.

loro borici

Vllaznia mposhti 3-1 Kastriotin javën e kaluar duke dominuar totalisht ndërsa ndaj Laçit do të jetë provë force për shkodranët.

Sa i përket formacionet, Brdariç do ta rreshtojë ekipin me modulin 4-2-3-1, duke hedhur në fushë formacion tërësisht sulmues. Ndërsa Josa i është përgjigjur mr një 4-3-3 ku në sulm do të jenë Mazrekaj, Zarubica dhe Guindo.

LIVE| VLLAZNIA-LAÇI 1-0

49′ Da Silva

KOMENTI LIVE

54′ Provon sërish Vllaznia me Latifin, por gjuajtja e sulmuesit të shkodranëve është krejtësisht e gabuar.

49′ GOOOL Vllaznia 1-0/  E pabesueshme, Da Silvas i mjafton vetëm 1 minutë në fushë për të tundur rrjetën në një 11 metërsh në lëvizje. Në avantazh shkodranët.

48′ Zëvendësim në radhët e Vllaznisë, del nga fusha e lojës Mustedanagiç, në vendin e tij Da Silva.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë, shumë raste të shpërdoruara nga të dyja skuadra, por asnjë gol i shënuar. 

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë në këtë fund të pjesës së parë.

39′ Hoxhaj niset shpejt nga krahu, kroson në zonë ku pas një mosmarrëveshje të Ignjatoviç me Malotën, del një top për Aralicën që godet traversën. Me duart në kokë kroati.

38′ Kundërpërgjigjet Laçi me Guindo, goditja e të cilit pritet nga Zogoviç, më pas është Adili që largon topin në rivënie me duar.

35′ Tjetër aksion i shpejtë i shkodranëve, Latifi hap një korridor të bukur për Hoxhajn që pason te Aralica, gjuajtja e kroatit devijohet në goditje nga këndi.

31′ Aralica tenton të shënojë një supergol, pasi stopon bukur një pasim të Hoxhajt, kroati gjuan fluturimthi, por pret Dajsinani që largon topin në goditje nga këndi.

30′ Zogoviç për pak sa nuk shkakton autogol neutralizimit të një topi të goditur me kokë nga Adili.

27′ Tjetër pasim i rrezikshëm në zonë nga Zarubica, por largon Dianje që tregohet i vëmendshëm.

24′ Mustedanagiç kryen faull ndaj Renato Malotës, por i dëmtuar mbetet Ardit Deliu që ishte pjesë e ndërhyrjes.

22′ Provon Laçi me një goditje dënimi, por gjuajtja e kapitenit Ignjatoviç përfundon larg portës së mbrojtur nga Zogoviç.

19′ Latifi niset bukur nga e majta, kalon Roganoviç duke goditur fort në drejtim të portës, por pret Dajsinani që pranë vetes kishte dy lojtarë të Vllaznisë.

11′ Tjetër dalje e mirë për Laçin, por Velija humbet një rast të pastër duke u ngatërruar me këmbët e veta.

9′ Kundërpërgjigjet menjëherë Laçi, Shehu hap bukur një pasim për Velijan që tenton të kalojë Zogoviç por dështon, teksa Zarubica tenton të krosojë sërish por topi nxirret në goditje nga këndi.

5′ Tjetër rast i mirë për Vllazninë, Aralica kap në befasi mbrojtjen e Laçit, por ndërhyrja në kohë e Zikos dhe e Dajsinanit shmangën golin e kroatit. Start shumë i mirë për skuadrën e Brdariç.

2′ Nis vrullshëm sfida për shkodranët, Liridon Latifi s’i beson syve çfarë rasti ka humbur. Ndizet takimit që në start.

1′ Starton sfida, shi rrebesh bie në ”Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Mustedanagiç, Hoxhaj; Aralica, Trajner: T.Brdariç

Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Qato, Shehu; Mazrekaj, Zarubica, Guindo, Trajner: M.Josa

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *