LIVE| Vllaznia-Teuta/ Drithërima në portën e Frashërit, shtylla shpëton skuadrën durrsake nga pësimi i golit (VIDEO)



Ka startuar në orën 18:00, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, përballja mes Vllaznisë dhe Teutës, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e trajnerit Brdariç, do të kërkojnë të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Tiranës, për të qenë deri në fund të kampionatit në luftën për titullin kampion.

bandicam 2021-05-03 18-07-54-354

Përballje vendimtare edhe për durrsakët e Edi Martinit, që kryesojnë kampionatin me 55 pikë në 30 ndeshje. Të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare për këtë përballje, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë që kanë në dispozicion.

VLLAZNIA-TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Shpëton për mrekulli porta e Teutës. Stivi Frashi gabon në daljen e tij, duke i dhuruar një shans të artë Hoxhajt, që gjuan brenda zonës, por topi ndalet nga shtylla pingule. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

38′ Vllaznia provon të rrezikojë me Gurishtën, i cili gjuan me kokë në afërsi të pikës së penalltisë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

30′ Bie ndjeshëm rritmi i lojës, skuadrat janë përqëndruar më së tepërmi për të marrë mesfushën, mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në portat respektive.

22′ Shkodranët provojnë të depërtojnë në zonën e Teutës, por skuadra durrsake është e vendosur mirë, duke mos lejuar hapësira në prapavijë.

18′ Goditje dënimi për Teutën, nga krahu i majtë. Harkon Dejvi Bregu, topi largohet me kokë nga zona nga ana e Herald Markut.

13′ Më e qartë skuadra e Vllaznisë në këto minuta të para, që përpiqet të krijojë aksione të rrjedhshme sulmuese në portën kundërshtare.

8′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet nga fusha kapiteni Arapi i dëmtuar, vendin e tij e merr Kuros.

7′ Teuta fiton goditjen e parë nga këndi në këtë përballje.

5′ E pabesueshme çfarë humbet Demir Imeri, në afërsi të pikës së penalltisë. I vetëm brenda zonës, pas asistit të Markut, mesfushori ka gjuajtur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar supersfida në “Loro Boriçi”, shkodranët luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku,  Imeri, Da Silva, Hoxhaj, Dilaver Trajner: Th. Brdariç

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, E.Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Krasniqi, . Trajner: E. Martini

Vllaznia-Teuta ndeshja

vLLAZNIA-TEUTA

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *