LIVE| Vllaznia-Tirana/ Starton pjesa e dytë, shkodranët në fushë për të shmangur humbjen (VIDEO)








Vllaznia dhe Tirana jo më kot cilësohet si “Klasikja” e futbollit shqiptar dhe sot të dyja skuadrat do të përballen në një sfidë që pritet të jetë fantastike.

Bekaj aralica (1)

Bardheblutë vijnë për një fitore për kreun ndërsa për Vllazninë fitorja ndaj Tiranës do të ishte jetike për vazhdimësinë. Të dyja skuadrat do të rreshtohen si më poshtë:

LIVE| VLLAZNIA-TIRANA 0-1

25′ Xhixha 

KOMENTI LIVE

54′ Ngo pason bukur në të majtën për Përgjonin, ky i fundit godet herën e parë me të majtën por Zogoviç pret, ndërsa në tentativën e dytë mbrojtësi i majtë gaboi krejtësisht duke goditur lehtë me kokë.

52′ Minuta të vakëta në fillimin e pjesës së dytë. Tirana kërkon me ngulm të ruajë rezultatin, ndërsa shkodranët ende nuk kanë gjetur hapësira.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia shpërdoroi disa rast, por bardheblutë u treguan më cinikë duke shfrytëzuar më së miri rastet. Vendos goli i Xhixhës në këtë pjesë të parë.

45′ Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.

44′ Goditje dënimi e rrezikshme për Tiranën. Erjon Hoxhallari provon portën fluturimthi, por Zogoviç është në pozicion.

37′ Çfarë tenton të bëjë Fjoart Jonuzi. Mesfushori godet flutrimthi por topi përfundon farë pranë shtyllës së portës.

35′ Rast i mirë për Vllazninë, Dianje kthen saktë një top nga nga goditja e këndit, por gjuajtja e Gjurgjevik përfundon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Bekaj.

25′ GOOOOOOOOOL Tirana 0-1/ Xhixha çon në avantazh bardheblutë pas një shkëputje perfekte ndaj mbrojtjes shkodrane. Pas konsultohet me VAR-in, gjyqtari e cilëson si të rregullt golin. 

25′ Tirana arrin të gjejë golin e avantazhit me Xhixhën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pritet ndërhyrja e VAR-it.

23′ Sërish rrezikshëm Vllaznia, Latifi provon të godasë portën me të majtën. Goditja e sulmuesit shkon fare pranë shtyllës së dytë të mbrojtur nga Visar Bekaj duke e kapur në befasi portierin bardheblu.

15′ Ka tension në fushë, një shtyrje e Aralicës drejt portierit Visar Bekaj ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes dhe një përplasje mes lojtarëve në fushë. Kroati ndëshkohet me karton të verdhë.

14′ Çfarë mundësie për Vllazninë, Latifi gabon në pasimin e fundit duke shuar një mundësi të mirë shënimi për shkodranët.

13′ Heriç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

7′ Tirana fiton një goditje dënimi në një zonë të rrezikshme pas një faulli të Krymit ndaj Vesel Limajt.

4′ Ngo ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Dianjes. Mbrojtësi i Vllazninë qëndron i shtrirë në tokë.

1′ Starton Klasikja.

Sfida do të nisë me një ndryshim të detyruar për Tiranën në formacion. Ismajlgeci nuk do të jetë titullar pas një dëmtimi të pësuar në nxemje, në vend të tij do të jetë Përgjoni.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Dianje, Adili, Fangaj, Heric, Krymi, Jonuzi, Hakaj,Latifi, Aralica, Gjurgjevik, Trajner: T.Brdariç

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Vesel Limaj, Totre, Xhixha, Ngo, Seferi, Trajner: O.Shehi

WhatsApp Image 2021-10-30 at 16.26.15

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *