LIVE| Zvicër-Spanjë/ Devijimi fatal i mesfushorit që zëvendësoi Xhakën, spanjollët e mbyllin në avantazh pjesën e parë (VIDEO)








Ka startuar në orën 18:00, në Shën Petersburg, çerekfinalja mes Zvicrës dhe Spanjës. Një përballje tepër interesante që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës. 

Zvicra

Helvetët vijznë si surprizë mjaft e bukur e këtij kompeticoni, teksa në raundin e 1/8-ve eliminuan kampionen e Botës, Francën. Dëshira për të fituar dhe zelli i madh i lojtarëve ka bërë që Zvicra të merret seriozisht si kundërshtare, pasi ky Europian ka mësuar të mos merret asnjë skuadër e lehtë në letër.

Nga ana tjetër, Spanja vjen pas eliminimit të Kroacisë si një ndër pretendetet kryesorë të turnet, duke rikthyer besimin e futbollistëve iberik. Sfida pritet të jetë mjaft e bukur dhe e hapur duke marrë paraasysh dhe kontigjentin e dyja skuadrave.

Zvicra do të vijë në këtë sfidë me mungesën e madhe të kapitenit të saj Granit Xhaka i cili mungon për shkak kartonash, teksa shiritin e kapitenit do ta marrë shqiptari tjetër, Xherdan Shaqiri. N2 22 përballje direkt të dy kombëtareve, Spanja dominon frikshëm me 16 fitore kundrejt vetëm një të Zvicrës, teksa 5 ndeshje janë ndarë në barazim.

Sa i përket formacioneve Spanja do të rreshtohet më një formacion 4-3-3, ku sulmi i është besuar Sarabias, Ferran Torresit dhe Alvaro Moratas. Në krahun tjetër, vendin e Granit Xhakës do ta zërë mesfushori Zakaria, ndërsa në sulm Seferoviç dhe Shaqiri.

LIVE: ZVICËR-SPANJË 0-1

Zakaria 8′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

35′ Helvetët shfaqen më kërkues në këto minuta, por gjithsesi mungojnë rastet flagrante në portën e gardianit Simon. Mbrohen mirë spanjollët.

30′ Zvicra fiton ndjeshëm terren, duke rrezikuar nga e majta, me Xherdan Shaqirin, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

23′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Embolo i dëmtuar, vendin e tij e merr Ruben Vargas.

20′ Provon të kundërpërgjigjet Zvicra, me një goditje nga këndi, por harkimi i Shaqirit, largohet nga mbrojtësit e Spanjës.

17′ Pranë golit të dytë Spanja, me anë të Koke, që provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon ngjitur me traversën.

15′ Minuta mjaft të mira të spanjollëve që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e zviceranëve, që hasin vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese.

8′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Devijimi fatal i Zakarias, iberikët gjejnë rrugën e rrjetës. Pas një predhe të Zhordi Albës me të majtën nga jashtë zonës, topi u devijua me kembë nga Zakaria dhe përfundoi në rrjetës. 

5′ Minuta mjaft të luftuara në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme.

2′ Shaqiri provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij devijohet dhe kontrollohet pa problem nga portieri Simon.

1′ Ka startuar sfida! Spanja luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE

ZVICRA: Zomer, Vidmer, Elvedi, Akanji, Zakaria, Embolo, Frojler, Rodrigez, Zuber, Seferoviç, Shaqiri, Trajner: V.Petkoviç

SPANJA: Unai Simon, Aspilikueta, Pau Torres, Laporte, Alba, Buskets, Koke, Sarabia, Pedri, Ferran Torres, Morata, Trajner: L. Enrike

spanja zvicra

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *