LIVE|Belgjikë-Portugali/ 15 minuta nga fundi, luzitanët provojnë gjithçka për gjithçka (VIDEO)






Belgjika e ka eliminuar Portugalinë duke kaluar kështu në çerekfinale të Euro 2020.

estadio de la cartuja

Portugezët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Diogo Jotas qe ne minutën e gjashtë, por goditja ishte jashtë kuadratit e portës.

Një tjetër rast serioz për Portugalinë erdhi edhe në minutën e 25-të, kur Cristiano Ronaldo gjuajti nga goditja e lirë, mirëpo Thibaut Courtois bëri pritje fantastike.

Nga një distancë prej 22 metrash, Thorgan Hazard shënoi në portën e Rui Patricios, duke zënë në atë befasi.

BELGJIKË-PORTUGALI 1-0

Th.Hazard 42′

KOMENTI LIVE:

83′ Shtylla i mohon golin Guerreros, që provoi me një tentativë fluturimthi, por ishte i pafat.

82′ Minuta mjaft të mira për Portugalinë që hidhen në sulm në kërkim të golit. Ruben Diaz godet bukur me kokë pas një harkimi nga këndi, por grushton Kurtua.

81′ Shkon në 5 numri i kartonëve të verdhë, ndëshkohet edhe mbrojtësi Alderveil.

76′ Momente tensioni në fushë, pas ndërhyrjeve të gabuara ndaj Lukakut dhe Thorgen Hazard. Ndizet sfida! Pepe ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Vermalen është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

70′ Tjetër zëvendësim te Portugalia, Zhota i lë vendin Andre Silvës.

58′ Shans i artë për Portugalinë me Zhotën, tentativa e sulmuesit të Liverpulit në hyrje të zonës, shkoi mbi kuadratin e portës.

55′ Dy zëvendësime te Portugalia, largohen Zhoao Mutinjo dhe Bernardo Silva në lojë  Zhoao Feliks dhe Bruno Fernandesh.

48′ Zëvendësim te Belgjika, largohet De Bryjn, në vendin e tij Mertens.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Palhinha është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë.

42′ GOOOL BELGJIKA/ Thorgen Hazard kalon në avantazh “djajtë” falë një supergoli nga distanca, duke shtangur portierin Rui Patrisio.

25′ Momente drithërimash në portën e Kurtua. Ronaldo provon me një predhë nga goditja e dënimit, por tentativa e yllit portugez grushtohet në vështirësi nga gardiani belg.

20′ Minuta të qeta në këtë harkon kohor, të dy skuadrat studiojnë njëra-tjetrën, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

10′ Provon edhe Belgjika me Eden Hazard, por gjuajtja e tij shkoi mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Rui Patrisio.

6′ Rast i artë për Portugalinë me Zhotën, i cili provoi me të majtën brenda zonës, por gjuajtja e tij ishte e gabuar, duke sfumuar kështu një mundësi të mirë shënimi.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

BELGJIKA – (3-4-3): Kurtua; Aldervaireld, Vertongen, Vermalen; Monie, Tilemo, Vitsel, Th. Hazard; De Bryjne, E.Hazard, Romelu Lukaku. Trajner: Roberto Martinez.

PORTUGALIA – (4-3-3): Rui Partisio; Dalo, Ruben Diaz, Pepe, Guerreiro; Yhoao Mutinjo, Zhoao Palhinja, Renato Sançez; Bernardo Silva, Diogo Zhota, Kristiano Ronaldo. Trajner: Fernando Santos.

bel 1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *