LIVE|Belgjikë-Portugali/ Kristiano Ronaldo kërcënon Kurtuanë, ndizet sfida në “La Cartuja” (VIDEO)






Po luhet në stadiumin “La Cartuja” në Sevija, sfida e katërt të fazës së 1/8 të EURO 2020, Belgjikë-Portugali.

estadio de la cartuja

Të dyja kombëtaret kanë vetëm një objektiv, fitoren dhe kualifikimin për në çerekfinale. “Djajtë e Kuq” vijnë me një ecuri pozitive në këtë kompeticion nga ku kanë arritur pikë të plota në grup pas tre fitoreve radhazi. Ndërsa kombëtarja luzitane vjen pas kualifikimit si e treta më e mirë në kuotën e 4 pikëve.

Kjo supersfidë do të jetë edhe një takim i vetëm midis dy liderëve të dy kombëtareve, Romelu Lukakut të Belgjikës dhe Kristiano Ronaldos të Portugalisë, ku përveç përballjes së tyre në kampionat mes Interit dhe Juventusit tani duket se çdo gjë do të fokusohet tek ky takim ku të dy sulmuesit e duan triumfin dhe kualifikimin me çdo kusht.

BELGJIKË-PORTUGALI 0-0

KOMENTI LIVE

42 ‘ Supergol i Thorgen Hazard

25′ Momente drithërimash në portën e Kurtua. Ronaldo provon me një predhë nga goditja e dënimit, por tentativa e yllit portugez grushtohet në vështirësi nga gardiani belg.

20′ Minuta të qeta në këtë harkon kohor, të dy skuadrat studiojnë njëra-tjetrën, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

10′ Provon edhe Belgjika me Eden Hazard, por gjuajtja e tij shkoi mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Rui Patrisio.

6′ Rast i artë për Portugalinë me Zhotën, i cili provoi me të majtën brenda zonës, por gjuajtja e tij ishte e gabuar, duke sfumuar kështu një mundësi të mirë shënimi.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

BELGJIKA – (3-4-3): Kurtua; Aldervaireld, Vertongen, Vermalen; Monie, Tilemo, Vitsel, Th. Hazard; De Bryjne, E.Hazard, Romelu Lukaku. Trajner: Roberto Martinez.

PORTUGALIA – (4-3-3): Rui Partisio; Dalo, Ruben Diaz, Pepe, Guerreiro; Yhoao Mutinjo, Zhoao Palhinja, Renato Sançez; Bernardo Silva, Diogo Zhota, Kristiano Ronaldo. Trajner: Fernando Santos.

bel 1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *