Liz Truss bën thirrje për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

liz truss ben thirrje per pezullimin e rusise nga keshilli i okb se
liz truss ben thirrje per pezullimin e rusise nga keshilli i okb se

17:57 04/04/2022

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss është shprehur se Rusia duhet të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut pasi u zbuluan trupa dhe varre masive në Bucha.

Përmes një postimi në mediat sociale, Truss tha se Rusia nuk mund të mbetet anëtare e OKB-së pas provave të forta të krimeve të luftës.

Ky koment ka ardhur pasi janë shfaqur imazhe të civilëve ukrainas pa jetë në rrugët e Bucha. Ndërkohë që banorët e zonës kanë konfirmuar se viktimat janë vrarë nga forcat ruse.

Nga ana tjetër, forcat ruse janë akuzuar për gjenocid, por Kremlini ka mohuar se trupat e tij kanë vrarë civilë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts