
14:42 20/10/2022
Liz Truss jep dorëheqjen nga posti i saj si kryeministre e Britanisë së Madhe.
Truss është shprehur se nuk mundet ta përfundojë mandatin për të cilin u përzgjodh.
Në fjalimin e saj në Downing Street, ajo thotë se e ka njoftuar Mbretin Charles se ajo po dorëhiqet si lidere e Partisë Konservatore.
Përpara gazetarëve, Truss është shprehur se ajo erdhi në pushtet në një periudhë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”. Vendi ishte frenuar prej kohësh dhe ajo u zgjodh nga partia e saj në “një mandat për ta ndryshuar këtë”./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al