Liz Truss merr mandatin për qeverinë e re

liz truss merr mandatin per qeverine e re
liz truss merr mandatin per qeverine e re

14:56 06/09/2022

Vendimi i parë, ngrirja në gati 3 mijë Euro e faturës vjetore të energjisë

Këto fotografi janë të vetmet pamje të publikuara nga pallati mbretëror britanik, që dëshmojnë se Mbretëresha Elizabeth i dha këtë të Martë, mandatin konservatores Liz Truss për formimin e qeverisë së re. Ajo dhe Boris Johnson vizituan sot kështjellën Balmoral në Skoci për të bërë kalimin simbolit të mandatit qeveritar.

Para se të fluturonte me avion për në Skoci, ish-kreu i qeverisë britanike u përshëndet për herë të fundit me stafin e Dauning Strit në Londër, pjesëtarët e të cilit e përcollën me duartrokitje të përzemërta.

Në fjalën e fundit si kryeministër Johnson shprehu besimin se pasardhësja e tij do ta menaxhojë me sukses krizën energjetike.

“Liz Truss dhe qeveria e saj do të bëjnë çdo gjë për ta nxjerrë popullin nga kjo krizë. Dhe nëse Putin mendon se do të ketë sukses me shantazhet e tij ndaj britanikëve, ai do të zhgënjehet plotësisht”.

Një ndër vendimet e para që pritet të merren, ndoshta që në mbledhjen e parë këtë pasdite, pritet të jetë vendosja deri në 3 mijë euro e kufirit të vlerës së faturave vjetore të energjisë elektrike për familjarët.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts