Lizz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë

13:39 05/09/2022

Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ashtu siç pritej, ajo mundi Rishi Sunak dhe u zgjodh në krye të Partisë Konservatore.

Sipas asaj që shkruan BBC, sfida e parë urgjente e udhëheqëses së re të konservatorëve është shpallja e një plani për të trajtuar kostot në rritje të energjisë.

Truss mësohet se po shqyrton një ngrirje të faturave të energjisë. Ekipi i saj po shikon “shumë masa”, thotë një burim për BBC, të cilat pritet të bëhen publike të enjten.

Truss pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministres të martën, kur do të udhëtojë për të takuar mbretëreshën në Balmoral të Skocisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *