Llava e vullkanit mbërriti në det, zgjerohet frikshëm sipërfaqja e ishullit La Palma në Spanjë

Sipërfaqja e ishullit La Palma në Spanjë po zgjerohet akoma më shumë teksa ditët kalojnë dhe ai mbetet aktiv. Një ditë më parë llava mbërriti në det duke alarmuar të gjithë për gazrat toksikë që do të çlirohen.

Sipas medieve të huaja Copernicus, programi i vëzhgimit të Tokës i Bashkimit Evropian treguan imazhet e tij satelitore  treguan se sipërfaqja e ishullit  tashmë ka arritur në 338 hektarë.

Takimi midis lavës dhe detit nuk prodhoi shpërthime të materialit vullkanit, siç lindi frika, por prodhoi gaze potencialisht toksike.

Për të shmangur helmimin, qeveria lokale e ishullit kërkoi nga banorët e disa rretheve të Tazacorte, bashkia ku lava derdhej në det, të izoloheshin në shtëpitë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *