Llava e vullkanit në Spanjë arrin në oqean

14:40 29/09/2021

Shtohet frika për gaz toksik i cili është mjaft i rrezikshëm për qytetaret

Llava e  vullkanit në Spanjë është derdhur në oqean  një fenomen i cili mund të jetë i rrezikshëm sipas ekspertëve.

Shpërthimet dhe lëshimet e gazit toksik priten kur llava përfundimisht të arrijë në oqean . Kjo mund të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje, raporton BBC.

Autoritetet në Ishujt Kanarie të Spanjës u thanë banorëve në bregun perëndimor të La Palmas që të mbyllin  dyert dhe dritaret  për shkak të frikës nga emetimet e gazrave toksikë.

Ky vullkan ka gëlltitur pothuajse 600 shtëpi që kur ai hyri në një fazë shpërthyese më 19 Shtator .

Mijëra njerëz janë evakuuar dhe tre fshatra bregdetarë janë mbyllur në pritje të zbritjes së llavës në oqean.

Shpërthimi i vullkanit nuk ka shkaktuar viktima pasi autoritet spanjolle arritën të jepnin në kohë paralajmërimet për evakuim.

Spanja e klasifikoi La Palma si një zonë katastrofash dhe ka premtuar një paketë ndihmash prej 10.5 milion Euro e cila do të shkojë për banorët e prekur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *