Llava e vullkanit përpin 166 shtëpi

19:10 21/09/2021

Autoritetet në La Palma evakuojnë mbi 6 mijë banorë

Llava e vullkanit po përpin toka të punuara, pyje, shtëpi të zakonshme e luksoze dhe gjithçka gjen para në ishullin La Palma në arqipelagun spanjoll të Kanarieve.

Llava shpërtheu papritur të dielën nga një çarje e re e vullkanit të vjetër Kumbrje Vjeha dhe po përshkon zonat e banuara në qytezën El Paso.

Autoritetet urdhëruan menjëherë evakuimin e mbi 6 mijë banorëve, shtëpitë e të cilëve ndodheshin shtratin që parashikohej të përshkohej nga llava gjigante.

Deri më tani llava ka përpirë 166 shtëpi dhe është shtrirë në një hapësirë prej 1 kilometri katror. Kryeministri Pedro Sançez anuloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ekspertët ende nuk e dinë sa do të zgjasë rrjedhja e llavës. Hera e fundit e shpërthimit të vullkanit në këtë ishull ka qenë 50 vjet më parë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *