“Loja që u vazhdua nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako kishte dhe ortak”- Tabaku publikon emrat: Cilët janë përgjegjësit për aferën korruptive të inceneratorit të Fierit?









Ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka treguar disa fakte për atë që konsiderohet si afera e inceneratorëve. Me anë të një statusi në Facebook, Tabaku tregon si është ndryshuar vendndodhja për mbetjet në bashkinë e Fierit.

Sipas saj, loja që u vazhdua nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako kishte dhe “ortak” në këtë skemë edhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi.

“Letërkëmbimi mes Bllakos-Kokës dhe Subashit është një provë e qartë e përgjegjësisë penale të këtij të fundit që sot nuk po ndëshkohet siç edhe ligji kërkon”, shkruan Jorida Tabaku.

Tabaku thekson se drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe aq më pak barazi përpara ligjit, duke u shprehur se detyra e SPAK është që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

Cilët janë përgjegjësit për aferën korruptive të Inceneratorit të Fierit?

Fillimisht vendndodhja për mbetjet ishte përcaktuar fshati Plyk në Bashkinë Fier. Pas shpalljes së garës ku oferta e pakërkuar ishte paraqitur nga një kompani ngritur fiktivisht dhe në pronësi të Sevi Zanit, punonjëse e Klodian Zotos, u ndryshua dhe vendi i mbetjeve në Portëz të bashkisë Fier.

Megjithëse kompania në pronësi të Klodian Zotos fitoi koncesionin e 28 mln eurove ai kërkoi ndryshimin e vendndodhjes ndonëse ishte përcaktuar fitues në një tokë shtetërore dhe pa kosto shpronësimi.

E gjithë kjo lojë që u vazhdua nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako kishte dhe “ortak” në këtë skemë edhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi që sot çuditërisht qëndron jashtë. Letërkëmbimi mes Bllakos-Kokës dhe Subashit është një provë e qartë e përgjegjësisë penale të këtij të fundit që sot nuk po ndëshkohet siç edhe ligji kërkon.

Shndërrimi i tokës “Arrë” në një tokë “truall” është një përgjegjësi sa e Bllakos aq edhe Subashit. Madje ky i fundit ka një përgjegjësi më të lartë si pasojë e pagesave që ka kryer nga buxheti i bashkisë Fier.

Arrestimi i Bllakos për çështjen e tokës në Fier dhe padyshim edhe për procedurat korruptive të tenderit të Inceneratorit të Fierit nuk mund të jetë e vetme sepse të gjithë e kanë të qartë që në këtë koncesion janë përfshirë shumë zyrtarë të lartë.

VKM për shpronësimin është kaluar në Këshillin e Ministrave falë një procedure të parregullt po nga Ëngjëll Agaçi dhe firmosur nga Edi Rama.

Drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe aq më pak barazi përpara ligjit! Ndaj detyra e SPAK është që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Ripërsëris; janë 3 inceneratorë, 1 çështje e vetme dhe 430 mln euro që qartazi i janë vjedhur shqiptarëve. Koha që drejtësia të veprojë!

Video nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët dëgjesa me Armando Subashin!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.