Lojëra dhe aktivitete të ndryshme për 1 Qershorin, presidenti Begaj dhe bashkëshortja e tij pjesëmarrës në festën e organizuar për fëmijët nga e gjithë Shqipëria

lojera dhe aktivitete te ndryshme per 1 qershorin presidenti begaj dhe bashkeshortja e tij pjesemarres ne festen e organizuar per femijet nga e gjithe shqiperia

































Festa bëri bashkë fëmijët e Bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë,  si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit.

9fec92ab-5577-4091-bc6f-526aff080711

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë falënderuan të vegjlit për praninë në festimin e përbashkët të kësaj dite të dashur për ta dhe uruan që të gjithë fëmijëve t’u plotësohen ëndrrat e dëshirat e bukura.

Nën tingujt e gëzueshëm të festës, qindra tullumbace u lëshuan në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndrrave fëmijërore.

7aea8336-c225-4bb2-9ebd-0bd51d3ded83

Talentet nga kryeqyteti dhe shkolla te qyteteve të tjera, përcollën emocione tek të pranishmit përmes këngëve, valleve dhe  mesazheve për gjithëpërfshirje, dashuri dhe respekt e mirëkuptim për njëri- tjetrin, prindërit, gjyshërit e mësuesit.

Argëtim në këtë 1 Qershor sollën dhe artistët e Cirkut të Tiranës dhe animatorët gazmorë.

Përgjatë kësaj feste, fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojëra por ndanë dhe eksperiencat e tyre te veçanta duke përcjellë mesazhin e përkrahjes së njeri-tjetrit, për kapërcimin e pamundësive.

f316a59e-e87d-4ebb-9214-3a1ef85e3a9d

Aktiviteti festiv për 1 Qershorin, iniciativë e Zonjës Begaj është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në vlerësim të ditës së tyre të shënuar.

c85d354e-9a54-41cc-a227-d34195789437 c85ee7d2-208f-4b9f-90ad-689687d9a2a8 086eb118-5e7c-4f4b-85c6-a69b7a1c8982

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts