Lojërat Olimpike të Tokios, regjistrohet klasteri i parë i virusit COVID-19

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios konfirmuan klasterin e parë të infeksioneve të koronavirusit të ri (COVID-19) në mesin e pjesëmarrësve në këtij ngjarje që kur filluan lojërat më 23 korrik.

“Më duhet të them se është një klaster”, tha Masanori Takaya, zëdhënës i komitetit organizativ të Tokios.

Kyodo News raportoi se u zbuluan të paktën 29 raste të reja që përfshinin tre notarë grekë.

Komiteti Olimpik Grek një ditë më parë theksoi se ekipi i tij do të tërhiqet nga gara pasi notarët ishin infektuar me koronavirus. Komiteti organizator i Lojërave Olimpike të Tokios tha se gjithsej 322 infeksione janë raportuar deri më tani, gjatë lojërave më të mëdha në botë.

Ndërkohë, Tokio, qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, raportoi 4.166 raste të reja të koronavirusit. Deri më tani, Japonia ka raportuar gjithsej 956.407 raste të virusit, përfshirë 15.219 vdekje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *