Lojtari i Kombëtares drejt hapit të madh në karrierë, pranë transferimit tek skuadra e Serisë A








Emanuele Ndoj nuk ka rinovuar ende kontratën që i skadon në verën e vitit 2022 me skuadrën e Breshas. E nisur nga kjo situatë, duket se skuadra të tjera janë të interesuara të kenë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

emanuele ndoj

Nga sa bëhet me dije, Salernitana po bën gjithçka gati për të pasur në skuadër mesfushorin kuqezi, i cili krahas formës së mirë, shpërthimeve dhe paraqitjeve me Breshan, është ndalur shpesh prej dëmtimeve apo vitin e shkuar edhe prej infektimit me Covid-19.

Sipas mediave pranë skuadrës së Breshas, po përgatitet transferimi drejt Serisë A me një huazim dhe të drejtë blerjeje në fund të sezonit, që mund të bëhet e detyrueshme, në rast se Salernitana do të mbijetojë edhe vitin tjetër në elitën italiane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *