Lojtari kosovar bllokohet në aeroport, Tirana ankohet në UEFA

lojtari kosovar bllokohet ne aeroport tirana ankohet ne uefa



































Aventura e Tiranës në Europë nis me një incident në aeroport pasi mësohet se Qëndrim Ismajli është kthyer nga autoritete.ISMAJLIDokumentacioni i siguruar nga Tirana nuk ishte i mjaftueshëm për kosovarin, pasi shteti gjeorgjian nuk njeh Kosovën dhe për rrjedhojë as pasaportat e vendin fqinj. Kjo e ka penguar mbrojtësin e majtë që të hyjë në tokën gjeorgjiane. Kështu, ai është detyruar që të rikthehet dhe deri tani nuk është i disponueshëm për këtë sfidë.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e Tiranës nuk e kanë lënë me kaq, por i janë drejtuar UEFAs për një ankesë në lidhje me rastin e Ismailit. Por, deri tani, klubi bardheblu nuk ka marrë ende një përgjigje. Kjo situatë e paparashikuar ka ndryshuar edhe planet e trajnerit Bledi Shkëmbi sepse Ismaili ishte projektuar titullar në prapavijën e Tiranës për këtë ndeshje. Tashmë, Shkëmbit i duhet të gjejë një zëvendësues për Ismajlin në krahun e majtë të mbrojtjes.

Formacioni- Porta pritet t’i besohet Selmanit, ndërkohë Shkëmbi mund të vendosë një mbrojtje me pesë lojtarë, ku treshja do të jetë KolaMeta dhe Mici, ndërkohë me mungesën e Ismailit në krahun e majtë, pritet që të zhvendoset Përgjoni, pozicion që ka luajtur gjithmonë. Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të jetë Arhan. Për të kaluar te mesfusha, do të jetë Marku, Soler dhe Jonuzi, ata që mendohet ta nisin nga fillimi, ndërsa përpara tyre Shkëmbi mund t’i besojë Bajroviç dhe Haxhiut. Ndërkohë në pritje janë edhe Prengaj, Nikqi apo Abah të cilët presin të marrin minutat e tyre. Rikujtojmë që bardheblutë do të përballen me Toropedo Kutaisi në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës.GFSHPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts