Londër, ambasadori rus: Marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës praktikisht të vdekura

Marrëdhëniet politike mes Londrës dhe Moskës janë praktikisht të vdekura, deklaroi sot ambasadori rus në Londër, Andrei Kelin, pas rishikimit strategjik përsa i përket mbrojtjes së qeverisë britanike që e prezanton Rusinë si një kërcënim i madh për Britaninë e Madhe.

Qeveria britanike ka vendosur të çojë nga 180 në 260, një rritje me 45%, tavanin maksimal të stoqeve të saj të kokave bërthamore, për herë të parë që prej rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, në përfundim të rishikimit strategjik përsa i përket sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Ky ndryshim i strategjisë, pas angazhimit të marrë nga Londra në vitin 2010 për të reduktuar stoqet deri në mes të dhjetorit 2020, është justifikuar nga një gamë në rritje e kërcënimeve teknologjike dhe doktrinale, sipas dokumentit.

Në një intervistë për radion LBC, ambasadori rus, Andrei Kelin, deklaroi se ky vendim kishte qenë një e papritur e madhe/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *