Londër, G7 zotohet të mos subvencionojë më termocentralet me qymyr

Vendet e pasura të G7-s u zotuan sot për t’i dhënë fund ndihmës publike për impiantet e qymyrit këtë vit, një “gjest i fortë” për të shtuar përpjekjet e tyre për të kufizuar ngrohjen globale.

Tri javë para samitit të G7-s në Angli dhe gjashtë muaj para konferencës së klimës COP26 në Glasgow, ministrat e Mjedisit të Gjermanisë, Kanadasë, SHBA-së, Francës, Italisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe, kanë premtuar “përpjekje ambicioze dhe të shpejtuara” për të zvogëluar emetimet e tyre të dyoksidit të karbonit.

Qëllimi është kufizimi i rritjes së temperaturave nën 1,5 gradë Celcius, e krahasuar me epokën paraindustriale, një prag përtej të cilit shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës do të dalë nga kontrolli.

“Por kjo do të kërkojë veprime të rëndësishme nga të gjitha vendet dhe veçanërisht ekonomitë kryesore emetuese”, njohu G7 në njoftimin për shtyp.

Prandaj, këto vende premtojnë masa konkrete drejt përfundimit absolut të ndihmës së re të drejtpërdrejtë publike për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri deri në fund të vitit 2021.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *