Londra shtyn zbatimin e plotë të kontrolleve të importit

Britania e Madhe do të shtyjë hyrjen e plotë në fuqi të kontrolleve të importeve të mallrave nga Bashkimi Europian, të nxitura nga Brexit, për në janar 2022, njoftoi  qeveria britanike.

“Kjo datë e re do t’u lejojë bizneseve që të përfitojnë nga më shumë kohë për t’u përgatitur për ndryshimet në kufi”, tha qeveria në një deklaratë.

“Gjithashtu, do të zvogëlojë përçarjen, ndërsa ekonomia hapet gradualisht dhe qeveria njeh shkallën dhe rëndësinë e sfidave që bizneset kanë hasur në përshtatjen me kërkesat e reja, ndërsa adreson ndikimin e COVID-19″, shtoi ajo.

Duke justifikuar këtë masë me dëshirën e saj për të lejuar kompanitë të përqendrohen në rimëkëmbjen postpandemike, qeveria e Boris Johnson po shtyn afatin me gjashtë muaj nga kalendari i planifikuar fillimisht.

Në mënyrë që të lejojë kompanitë të jenë në gjendje të përshtaten me kufizimet që rezultojnë nga dalja e BM-së nga BE, qeveria kishte vendosur për një zbatim gradual të kontrolleve.

Sipas këtij kalendari të ri, kontrollet mbi gjënë e gjallë, bimët me një rrezik të ulët shëndetësor dhe produktet bimore nuk do të hyjnë në fuqi as më 1 mars 2022.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *