Londra synon një marrëveshje tregtare në parim me Australinë

Britania e Madhe është e angazhuar për të përfunduar një marrëveshje tregtare në parim me Australinë në fillim të qershorit, njoftoi sot ministrja britanike për Tregtinë Ndërkombëtare, Liz Truss.

“Ne jemi aktualisht në një sprint përfundimtar me shpresën që të kemi një marrëveshje në parim deri në fillim të qershorit”, tha Truss para një komiteti parlamentar.

Ajo siguroi se nga kjo marrëveshje e tregtisë së lirë me Australinë do të përfitonin “të gjitha kombet dhe rajonet e BM, si edhe të gjithë sektorët, përfshirë bujqësinë”, shtoi ajo.

Që nga dalja e BM nga BE, qeveria e Boris Johnson ka një projekt, të përshkruar si “Britania Globale”, për të negociuar marrëveshjet tregtare në botë, për të cilat ai thotë se do të jenë më të favorshme sesa ato të negociuara nga BE.

Marrëveshja me Australinë do të ishte e para që nuk do të jetë thjesht një rinovim ose përshtatje e marrëveshjeve ekzistuese midis BE-së dhe vendeve të tjera.

BM tashmë ka arritur marrëveshje me BE-në dhe Japoninë dhe është në diskutime, përveç Australisë, me SHBA, Indinë dhe Zelandën e Re.

Negociatat do të fillojnë edhe me Kanadanë dhe Meksikën.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *