Longines Global Champions Tour: Fredricson spektakolar në Londër, thyen yllin John Whitaker










longinesPeder Fredricson ka marrë fitoren e dytë në Longines Global Champions Tour, pasi ka mposhtur superyllin britanik John Whitaker me vetëm 0.14 sekonda para një turme shumë entuziaste në Çmimin e Madh të Londrës.

Fredricson me kalin e tij “Catch Me Not S” i la të gjithë pa frymë me paraqitjen e tij, pasi e mbyli garën para Whitaker dhe Niels Brynseels. Ylli John Whitaker gjithsesi e ka siguruar praninë në Super Çmimin e Madh Longines Global Champion Tour, në Pragë.

Sa i takon kampionatit, Fredricson ka marrë sërish kryesimin e kampionatit me 189 pikë në renditjen e përgjithshme. Kryesuesja e femrave, Edwina Tops-Alexand, ka 10 pikë më pak, kurse Sergio Alvarez Moya numëron 175 pikë dhe ka zbritur në vendin e tretë.

Peder Fredricson pas fitores është shprehur: “Londra është fantastike dhe më në fund kishim njerëz që na shikonin dhe atmosfera nuk mund të ishte më e mirë. Jam shumë i lumtur për fitoren e marrë. Ishte një garë e madhe!

Kur ke Whitaker pas, kurrë nuk mendoni se keni bërë mjaftueshëm. Ishte me të vërtetë shumë afër, kështu që jam i lumtur që fitova. Fakti që jam kualifikuar në Super Çmimin e Madh të LGCT nuk e ul presionin, pasi unë dua të fitoj gjithsesi”.

fredricson-pod

Rivali i Fredricson, ylli John Whitaker mori fjalën më pas dhe nuk e fsheh zhgënjimin. “Mund ta kisha mundur, kali im u hodh në mënyrë perfekte. Të vij në një shfaqje si kjo, ku marrin pjesë kalorësit më të mirë në botë dhe të garoj me ta është e mrekullueshme”.

Peder Fredricson, fitues i medaljes së artë dhe të argjendtë në Tokio 2020, fluturoi nëpër arenë dhe i kaloi të gjitha ndalesat dhe vijën e finishit e preu me kohën 37.79 sekonda. John Whitaker u vu në presion dhe ai më pas me kalin e tij, “Unick du Francport”, bëri gjithçka të regjistronte një kohë më të shpejtë.

66-vjeçari bëri të tijën, por nuk kishte ritmin e Fredricson dhe me kohën 37.93 sekonda u rendit në vendin e dytë. Tani kalorësit duhet të mendojnë për turin e 10-të të Longines Global Champions Tour, që zhvillohet në Valkenswaard në Holandë, nga data 20 deri më 22 gusht.

longines1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *