Los Anxheles do rivendosë mbajtjen e maskave

19:05 16/07/2021

Vendimi vjen pas rritjes së rasteve nga varianti Delta i cili ka prekur më së shumti njerëzit e pavaksinuar

Los Anxhelesi do të rivendosë sërish masën për mbajtjen e maskave. Vendimi vjen për shkak të rritjes së rasteve nga varianti Delta që tanimë ka filluar që të bëhet më shumë dominues.

Rikthimi i maskave vlen për 10 milionë njerëz të Los Anxhelesit të cilët duhet ta mbajnë atë në mjediset publike dhe bizneset, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Mandati do të hyjë në fuqi në 17 Korrik. Në vetëm gjashtë ditët e fundit numri i rasteve është rritur në më shumë se 1 mijë, ndërsa me gati 400 njerëz të shtruar në spital.

Qarqe të tjera të Kalifornisë dhe shtete të tjera po përballen gjithashtu me një rritje të rasteve të koronavirusit, kryesisht nga varianti Delta dhe duke prekur kryesisht njerëzit që nuk janë vaksinuar.

Sacramento dhe Fresno Counties nĂ« Kaliforni rekomanduan qĂ« maskat tĂ« mbaheshin nĂ« ambiente tĂ« mbyllura edhe nga njerĂ«zit qĂ« vaksinohen. Autoritetet nĂ« Texas, u bĂ«ri thirrje njerĂ«zve qĂ« nuk janĂ« tĂ« vaksinuar tĂ« shmangin  udhĂ«timet, tubimet nĂ« ambiente tĂ« mbyllura, darkat jashtĂ« si dhe tĂ« mbajnĂ« maska.

Të dhënat nga CDC tregojnë nivele të larta të transmetimit të koronavirusit në shumë shtete, përfshirë Misuri, Misisipi, Florida, Nevada dhe Utah.

Klan News








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *