Lot dhe lutje ndërsa Kievi feston Pashkët

19:00 24/04/2022

Ati i Shenjtë bën thirrje që të ndalen sulmet në Ukrainë

Një atmosferë e vakët ajo në Katedralen e Volodimirit në qendër të Kievit, ndërsa qindra besimtarë festuan Pashkën Ortodokse. Në Katedralen e Volodimirit disa qanë e të tjerë u lutën që lufta në vendin e tyre të marrë fund.

Darya Barabash, banore e kryeqytetit e cila është në pritje të një vajze, tha se festimet këtë vit ishin më kuptimplotë se kurrë ndonjëherë.

Këtë vit, si kurrë më parë, ne duam të jemi me familjen, me ata që kemi pranë, me të dashurit në shtëpitë tona në vendin tonë të dashur”, u shpreh ajo.

Duke mbajtur shporta me vezë të Pashkës të lyera me zbukurime ,radhë të gjata u krijuan jashtë katedrales së besimtarëve që prisnin të merrnin bekimet nga prifti.

Për luftën në Ukrainë në këtë ditë të veçantë ka patur edhe një reagim nga Papa Françesku. Ati i Shenjtë bëri thirrje për ndalimin e sulmeve në Ukrainë dhe u kërkoi liderëve politikë të dëgjojnë zërin e njerëzve, të cilët nuk duan një përshkallëzim të konfliktit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.