Lotari për të joshur banorët të vaksinohen

20:50 28/05/2021

Të vaksinuarit para 15 Qershorit mund të fitojnë deri në 1.5 milionë USD

Mbi 116 milionë Dollarë ka vënë administrata federale e Kalifornisë në dispozicion të lotarive që synojnë të nxisin qytetarët të vaksinohen para 15 Qershorit.

Të gjithë ata persona që injektojnë dozat përpara kësaj date bëhen pjesë automatikisht e lotarisë që ofron dhjetëra çmime. 10 fitues do të marrin nga 1.5 milionë Dollarë çka përbën edhe vlerën maksimale në dispozicion.

Nga 50 mijë Dollarë ofrohen për 30 fitues të tjerë. Çmimet arrijnë deri tek kuponat 50 Dollarësh për blerje nëpër markete. Një çmim 1 milion Dollarësh u dha të Mërkurën dhe u fitua nga një grua.

Nisma e Guvernatorit Gejvin Njuzom synon që brenda gjysmës së parë të Qershorit pjesa më e madhe e banorëve të kenë fituar imunitet ndaj koronavirusit, pasi planifikohet të hiqet pjesa më e madhe e kufizimeve për rihapjen e ekonomisë. Po ashtu, kjo nismë synon të tërheqë drejt vaksinimit edhe skeptikët.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *