“Lotët e babait te noteri nuk i harroj”, ish-trajneri i Shqipërisë rrëfen kohën kur shiste naftë






Kristian Panuçi, ish-trajneri i Shqipërisë në një rrëfim të gjatë për mediat italiane ka folur edhe për vështirësitë që ka hasur kur ishte ende i ri. Ai është shprehur se ka jetuar në konvikt dhe ka punuar në pikë karburanti për të siguruar jetesën.

panuci

“Nuk kam asnjë peng në karrierë dhe jam ende sot i vetmi italian që ka fituar një Champions me Realin e Madridit. E kam nisur nga nivelet më të ulëta futbollin, e lashë familjen time 15 vjeç, sepse prindërit e mi mezi e mbyllnin muajin dhe nuk flisnin shumë për këtë gjë. Në atë periudhë e braktisa edhe shkollën, jetoja 40 km nga zona ku stërvitesha, por ajo skuadër besonte tek mua dhe më sistemoi në një konvikt.

Gjatë pasditeve punoja në një pikë karburanti në Pelji dhe paguhesha 50 mijë lireta në javë. Kam mësuar shumë gjëra në jetë, madje edhe të kem shumë respekt për paratë. Jam përpjekur që të mos e harroj kurrë se nga e kam nisur karrierën time. Kam ndjekur gjithnjë këshillat e Ariedo Braidës te Milani: kulaç dhe kërbaç…

Sa i përket parave, ai kishte një ide që gjithashtu më pëlqente shumë: bli gjithnjë shtëpi se nuk del kurrë i humbur. Në kohën kur firmosa për Milanin u bleva prindërve një shtëpi të re, sepse jetonin në një apartament 50 m2. Lotët e babait para noterit kur mori shtëpinë nuk do t’i harroj kurrë. Është kujtimi më i bukur që kam”, ka thënë Panuçi në një intervistë për “La Repubblica”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *