Lotito presion Inzagit, por humbi futbollistin serb për një… “K”





Merkatoja e Lacios ishte e karakterizuar nga lëvizje dhe transferime të ngelura në tentativë. Pengu i madh i kryeqytetasve është Filip Kostiç, sulmuesi i Eintrahtit të Frankfurtit që nuk arriti dot të shkonte në Itali. Në një luftë fjalësh mes klubeve, gjermanët akuzojnë se fajtor për mungesën e transferimit ka qenë një shkronjë e vetme.

KOSTIC

“Në ‘e-mail’- in e dërguar nga Lacio, mungonte ‘k’ në emrin e ekipit”, janë shprehur burime pranë Frankfurtit, që sipas tyre klubi italian e ka pranuar në ofertën e radhës. Duke lënë mënjanë këtë çështje, Klaudio Lotito ndalet të bëjë një përmbledhje të merkatos së bardhekaltërve duke prekur temat më të nxehta si largimi drejt Interit i Hoakin Korreas dhe Simone Inzagit. Për sa i përket sulmuesit, presidenti tha:

31e875a5664fb548fd3c535eab81dc91-59273-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

“Është një lojtar i mirë, por nuk mund të vazhdonte me ne sepse nuk përshtatej me skemën tonë. Nuk ka të bëjë me cilësinë, por duam që lojtarët që kemi në skuadër të shërbejnë për modulin dhe këtë e di edhe trajneri që kemi marrë, një mjeshtër i vërtetë i futbollit”. Lotito nuk la pa thumbuar edhe ish-teknikun lacial Inazgi, me të cilin pati një ndarje jopaqësore: “Secili merr vendimet e tij në jetë dhe nuk ka nevojë të bëjmë dramë. Të dy do të vazhdojmë të bëjmë punët tona respektive dhe në fund do të shikojmë se cili do të jetë pjesë e sistemit më gjatë”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *