Lotito shfryn firmën e Inzagit, premio dhe bonuse të papaguara. Ja kur do të prezantohet trajneri i ri i Interit






Do të duhet të ishte transferuar gjatë orëve të djeshme, por prezantimi i Simone Inzagit si trajner i ri i Interit duhet të presë ende disa ditë. Me shumë mundësi do të bëhet brenda javës së ardhshme, menjëherë pas firmës në kontratën 2-vjeçare prej rreth 4 milionë eurosh në sezon.

iNZAGI

Asnjë rimendim, por vetëm fakti që Inzagi duhet të zgjidhë ende situatën e tij me Lacion, klub me të cilin është i lidhur deri më 30 qershor. Në veçanti, problemi u takon premiove dhe bonuseve që presidenti lacial, Klaudio Lotito, i zhgënjyer nga ngjarja, do të kërkojë deri në momentin e fundit të mos ia garantojë. Bëhet fjalë vetëm për burokraci dhe etapa ligjore, sepse tashmë zgjedhja është marrë dhe Inzagi do të marrë vendin e Kontes në stolin e kampionëve të Italisë.

LOTITO – “Mbeta i zhgënjyer në planin personal. Ndërroi ide nga mbrëmja në mëngjes, – i pyetur nga mediat italiane, Lotito ka komentuar kështu vendimin e trajnerit.

– Kontrata ishte gati, unë e kisha firmosur. Ai duhet të nënshkruante nga ana e tij, por nuk u prezantua asnjëherë. Kemi qëndruar shtatë orë së bashku, akordin e kishim gjetur. Shtrënguam edhe duart. Më tregoi që nuk kishte më stimuj, që nuk do të kishte mundur t’i jepte karikimin e duhur skuadrës. Sigurisht, të ma kishte thënë mbrëmjen më përpara nuk do ta kisha përgatitur akordin”.

PREJ KOHËSH – Pavarësisht se Alegri ishte zgjedhja e parë për të zëvendësuar Konten, sipas “Tuttosport”, ai i Simone Inzagit ishte një profil i mbajtur me kujdes nën vëmendje në dosjen e klubit zikaltër. E kishte konsideruar Marota në vitin 2019 kur ishte te Juventusi, e mendoi edhe Auzilio gjatë kohëve të fundit me lamtumirën e Kontes që po materializohej. Në ato kohë flitej për një Simone që po merrte kohë për të biseduar me presidentin Lotito.

GRUPI, I LUMTUR – Grupi i lojtarëve zikaltër, ndërkohë, nuk ka shprehur pakënaqësi lidhur me ndryshimin e trajnerit. Madje, kush më pak e kush më shumë, do të konfirmonte dëshirën për të qëndruar tek Interi, asnjëherë të fshehur as në mënyrë publike e as mes rreshtave. Sepse, vërtet janë të lumtur në Milano, për më tepër pas fitores së titullit, por nevojat e secilit jo domosdoshmërisht mund të përkojnë me ato të klubit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *