LSI hap kampin e të rinjve në Jalë, Petrit Vasili: Nuk mund të rrimë duke u ankuar në Facebook, por të marrim në dorë të ardhmen










Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të hënën me rastin e hapjes së kampit të të rinjve të LRI-së në Jalë është shprehur se të rinjtë shqiptarë duhet të jenë qëndrestarë për të ardhmen, duke marrë në dorë fatin e tyre.

vasili

Në fjalën e tij, Vasili tha se qytetarët e këtij vendi pandeminë Covid-19 e kanë kaluar me probleme të mëdha, kanë marrë para borxh për të përballuar jetesën.

Sipas tij, nuk mund të rrimë nëpër “Facebook”, kur na kërkohet të jemi në majë të qëndresës për të siguruar të ardhmen.

I kërkoj qeverisë të marrë masa për COVID-in. E dini se çfarë ndodhi. Kufizimet ishin vetëm propagandë, por mijëra njerëz humbën jetën. Qindra mijëra të tjerë e kanë kaluar me problme,e të mëdha. Kanë marrë para borxh për të përballuar. Ky është realitet. Kush do i japë përgjigje? Këtë përgjigje duhet ta japim ne vetë. Do të vijë në kamp si djalë e një vajzë të re, por do të dalë nga këtu si një djalë dhe një vajzë me mendjen e një qëndrestari. Nuk mund të rrimë nëpër “facebooke” ku na kërkohet të jemi në majë të qëndresës për të siguruar të ardhmen”, tha Vasili.

Nënkryetari i LSI-së, theksoi se koha është e vështirë dhe kërkon njerëz që luftojnë e që s’njohin moshë. Ai tha se në LSI, që në 2008, ka qenë në opozitë, duke luftuar që të rinjtë e këtij vendi të mos marrin rrugët, duke ikur nga malet dhe nga kodrat.

“Në rast se do të harroni, sepse s’keni ardhur për të kaluar disa ditë interesante, por duhet të mendoni gjatë sepse duhet të ktheheni me një mendim e karikim të ri, që muajt që na presin të jemi së bashku”, tha Vasili.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *