“LSI nuk do dorëzohet”, Ardit Çela u përgjigjet kundërshtarëve politikë: Lajm i keq për ata që na kanë shënjestruar, misioni ynë vazhdon










arditcela

Nënkryetari i LSI-së për Tiranën, Ardit Çela ishte i pranishëm në hapjene e kampit të të rinjve në Jalë. Ai deklaroi se misioni i LSI-së do të vijojë dhe se nuk do të dorëzohet.

Pavarësisht shënjestrimeve të bëra nga kundërshtarët politikë, sipas Çelës, LSI do të rikthehet tek fitorja.

Së fundi, Çela kujtoi dy figura që themeluan LRI-në, Eno Laçon dhe Amarildo Mekollarin, që nuk jetojnë më, ndërsa e mbylli me një falënderim edhe për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

“Jemi më shumë se kaq. Përfaqësojmë shumë më shumë se kaq. Përfaqësojmë qindra dhe mijëra ëndrra të të rinjve që kanë marrë pjesë në themelimin e LSI dhe LRI. Do të doja të ishim të gjithë bashkë. LSI e kemi themeluar para shumë kohësh në 6 shtator të 2004. Falënderimin e parë dhe mirënjohjen e parë ta kishim për dy themeluesit e LRI që nuk jetojnë më, për Eno Laçon dhe Amarildo Mekollarin, zemrat tona janë gjithmonë me ju dhe me familjet tuaja. Ne jemi shumë krenarë që kemi jetuar në të njëjtën kohë me ju dhe ëndrra që ju kishit dhe misioni vazhdon.

Shumë emocione kemi pasur dhe do i kemi në vijim. Vetëm diçka duhet të kemi parasysh, duhet të jemi krenarë për atë që përfaqësojmë. Të Gjithë rrugën tonë nuk na e ka falur askush. Ka qenë një rrugë me shumë pengesa por mbi të gjitha ka qenë me pasion dhe dashuri. Misioni vazhdon. Kemi pasur një betejë të jashtëzakonshme, ne jemi sot të gjithë bashkë. Lajmi i keq për të gjithë ata që na kanë pasur në shënjestër është se ne jemi këtu, nuk dorëzohemi dhe do të fitojmë. Një falënderim të jashtëzakonshëm për të gjithë 110 mijë zemrat që rrahën për LSI, sepse këtu e fillojmë. Janë 110 mijë heronjtë që i rezistuan të gjithë asaj stuhie, nga të gjitha anët, nga lartë nga poshtë, nga deti nga ajri, duke i dhënë LSI shpresë, por të gjithëve të rinjve të mrekullueshëm.

Misioni vazhdon, ëndrra vazhdon. LSI do të jetë këtu dhe do të jetë në të ardhmen. Kam një falënderim për të gjithë ata që morën përsipër të kandidonin për LSI-në. Kam një falënderim të jashtëzakonshëm dhe të madh për Monika Kryemadhin, sepse këto zgjedhje bënë një revolucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë të rinjve. Kjo ka vetëm një meritë që është e zonjës Kryemadhi. Edhe kur nuk kemi qenë në lartësinë e duhur, edhe kur nuk i kemi ditur shumë mirë gjerat, ajo ka qenë aty, duke qenë rrufepritëse, madje ka pasur edhe ngarkesa. Monika faleminderit për gjithçka. Ne jemi sot këtu për të treguar se nuk jemi dorëzuar. Misioni do të fitohet.”, tha Çela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *