LSI pretendon mandatin/ KAS vendos rinumërimin e votave në 114 kuti në qarkun e Beratit






Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. KAS, ka vendosur sot të rinumërohen 114 kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime nga LSI se ka pasur shkelje.

kas9

KAS vendosi numërimin e votave për kandidatët për kutitë 33/24 dhe kutitë 33/56 të zonës zgjedhore qarku Berat. Me shumicën e votave KAS vendosi rinumërimin e kutive të votimit të listës së LSI vetëm sa i përket subjekteve zgjedhore”, thuhet në vendim.

Seanca do të rifillojë në orën 14:00 deri sa të transportohen kutitë. Do të autorizohet nga një përfaqësues nga partitë politike për shoqërimin e kutive.

Gjatë diskutimeve të sotme në KAS, avokati i LSI kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, ndërsa përfaqësuesi i PS Salianji ra dakord për rinumërimin, por vetëm të kutive të ankimuara.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *