“Luajmë vetëm për fitore, ju tregoj sekretin e Teutës”, Martini: Jemi pretendentët kryesorë për titullin



Teuta përballet me Bylisin ditën e nesërme, në një ndeshje ku fitorja për durrsakët është detyrim, nëse duan të vazhdojnë luftën për titullin kampion. Në prag të kësaj sfide, përpara mediave ka folur trajneri i bregdetarëve, Edi Martini i cili është shprehur se skuadra e tij do të kërkojë me çdo kusht fitoren.

EDI MARTINI

“Në pjesën e parë u mbrojtëm. Duke ditur lojën që bën Vllaznia, vendosëm ët qëndronim pak të tërhequr. Në pjesën e dytë kërkuam të dilnim përpara, por nuk ia dolëm të shkonim te porta kundërshtarë ashtu siç dëshironim. Thyem aksionet e Vllaznisë dhe qarkulluam topin, pavarësisht se bëmë gabime në pasime. Në këto momente janë shumë të rëndësishme pikët, është shumë e rëndësishme ana psikologjike e lojtarëve. Një humbje do na bënte shumë dëm, kështu që gjysmë e së keqes ishte barazimi.

Bylisi luan për të qëndruar në Superiore dhe për këtë arsye nuk është një ndeshje e lehtë. E shikoj si një ndeshej që duhet fituar, por duhet të kemi shumë kujdes. Jemi mirë, gjendja fizike e lojtarëve është e mirë, përveç kapitenit Arapi. Ka një dëmtim në pulpë dhe shpresoj ta kemi gati për ndeshjen tjetër.

Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, por kjo nuk përbën problem për ne, sepse ne çdo ndeshje e kemi për ta fituar. Është një ndeshje e fortë, Bylis kërkon të marrë diçka nga kjo ndeshje. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë, do të futemi në fushë për fitore. Ekipi ka luajtur mjaft mirë në fazën e mbrojtjes, kemi bërë presion shumë lart, nuk kemi lënë ekipet të organizojnë lojën e tyre. Disa shprehen se Teuta ka mbrojtje të fortë sepse luan në mbrojtje, por jo. Ne kemi mbrojtje të fortë sepse luajmë lart, nuk lejojmë ekipet të na afrohen te porta.

Shanset për titull janë të mëdha, duke parë nivelin e lojës që kemi treguar gjatë ndeshjeve. Unë them se jemi pretendentët kryesorë për titullin”, tha Martini.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *