Luajti me bardheblutë në vitin 2011, zbulohet një tjetër kandidat për stolin e Tiranës

luajti me bardheblute ne vitin 2011 zbulohet nje tjeter kandidat per stolin e tiranes

































Mlladen Zizoviç është kandidati për të marrë drejtimin e KF Tiranës. “Panorama Sport” mëson se boshnjaku që në vitin 2011 ka qenë lojtari i bardhebluve është shumë pranë marrjes së drejtimit të ekipit.

Mladen Žižović najbolji trener Bijeljina 2018. | Sport | Fudbal

Trajneri aktual, i cili vetëm pak javë më parë u largua nga Shkupi dhe vendin e tij e zuri Ernest Gjoka është në krye të listës së dëshirave të Tiranës. Palët kanë diskutuar, por nuk ka një vendim përfundimtar për çështjen.

KARRIERA SI TRAJNER – Zizoviç ka nisur karrierën si trajner me FK Radnik Bijeljina, më pas me Zrinskin, duke vazhduar më tej me Sloboda Tuzla, Al-Kholood dhe në fund me FC Shkupin. Sezonin e fundit me skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, trajneri ka drejtuar 21 takime, me 2.14 pikë për ndeshje, dhe 13 fitore, 6 barazime dhe vetëm dy humbje. Preferon të luajë me skemën 4-2-3-1. Është 43 vjeç dhe ka pasaportë boshnjake. Ndihmës ka një tjetër njohje të Tiranës, Pero Pejiçin.

E KALUARA ME TIRANËN – Zizoviç është një njohje e vjetër e bardhebluve. Ai ka luajtur më parë me Tiranën në sezonin 2010- 2011, për 14 takime, duke shënuar edhe një gol. Ka qenë mesfushor sulmues, duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Në kryeqytetin shqiptar njohët për gjyqin që i hapi bardhebluve në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. Asokohe fitoi 9900 euro dhe 1milion lekë.

fdsgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts