Luan futboll me defribilator, rrëfimi i mbrojtësit të Holandës: Kur pashë Eriksenin, po mendoja të mos zbrisja në fushë






Sot ka emra të rëndësishëm të futbollit që luajnë me një defribilator në zemër. Holandezi Dalej Blind është njëri prej tyre.

blind

Mbrojtësi, i cili vuante nga problemet kardiake luan normalisht në fushë, edhe pse tregoi se në ndeshjen e parë të Europianit kundër Ukrainës, pati frikë të zbresë në fushë pas asaj që i ndodhi Eriksenit: “Pata emocione dhe po mendoja që të mos zbrisja në fushë. Pamjet e Kristianit më prekën shumë dhe nuk më zinte gjumi. M’u desh të kaloja një pengesë të madhe”, tha mbrojtësi i Ajaksit.

Kujtojmë se pas shumë testesh për zemrën, u ra dakord që Eriksenit t’i implantohet një defribilator, i cili do ta rikthejë në punë zemrën në rast të përsëritjes së një tjetër arresti kardiak dhe ai e ka pranuar këtë vendim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *