Luçiano Boçi theu herësin dhe siguroi mandatin në Elbasan/ Kush është kandidati i PD-së që humbet shansin për të hyrë në Kuvend (EMRI)



Luçiano Boçi është kandidati i Partisë Demokratike që siguroi një mandat deputeti në qarkun e Elbasanit duke thyer herësin forcës së tij politike.

boc

Ai ka marrë deri më tani 11076 vota në qarkun e Elbasanit ndërkohë që mbeten vetëm 3 qendra votimi për t’u numëruar. Kujtojmë që herësi për t’u thyer në këtë qark për kandidatët demokratë është 9646.

Boci 1

Nëse nuk ka surpriza të mëdha në kutitë që pritet të numërohen kandidati që humbet mandatin e deputetit nga kampi demokrat është Eugen Isaj, që ka arritur të marrë në total 3663 vota.

Ky i fundit renditej i pesti në listën e “bluve” në Elbasan, ku PD mori 6 mandate, por votat personale që ka marrë janë të pamjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

eugen 1

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *