Luçiano Moxhi: Fonseka mendon për arkat dhe jo ekipin, ai s’bën për Milanin































Luçiano Moxhi, ish-menaxheri i Juventusit, Romës dhe Napolit, komentoi në një intervistë radiofonike situatën te Milani, duke u fokusuar veçanërisht për ndryshimin e Piolit, i cili ia la vendin Paulo Fonsekës.

MixCollage-03-Jan-2024-05-04-PM-1234

“Do ta merrja Piolin në çdo skuadër, sepse në Milano ai dha atë që shumë kanë dështuar ta japin, dhe jo vetëm. Madje, edhe u tallën me të, sepse për një vit u përmendën shumë emra trajnerësh, por ai gjithmonë duroi dhe doli i dyti. E akuzojnë se ka humbur të gjitha derbet, se është eliminuar në Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës, por një sezon ai fitoi titullin dhe doli dy herë i dyti. Kjo do të thotë se ka bërë më shumë sesa mirë dhe besoj se kushdo që do ta zëvendësojë do të ketë probleme serioze”, shpjegoi ish-këshilltari i Partizanit të Tiranës.

Më pas Moxhi u mor me profilin e Paulo Fonsekës, i cili do të marrë komandën te kuqezinjtë. Sipas 87-vjeçarit: “Fonseka është kategoria e atyre trajnerëve që të thotë: ‘Si urdhëron’. Nëse ia shesin Teo Hernandezin, ai do ta kuptojë, sepse ai është një trajner që sheh interesin e klubit. Zëvendësimi i Piolit me të është një ndryshim që unë personalisht s’do ta kisha bërë. Pioli nuk bëri ndonjë gabim të veçantë. Vitin e kaluar i sollën tetë lojtarë të rinj, me algoritmet e Furlanit, por nevojat ia plotësuan përgjysmë. Të gjithë ata që u blenë janë të mirë për të luajtur, por Milani edhe sot s’ka mesfushorë të nivelit të lartë. Kur kishin një mesfushor të vërtetë, Tonalin, i cili mund të luante përballë mbrojtjes për të ndalur kundërshtarin dhe për të rifilluar ekipin drejtuesit, e shitën. Benaser pati një dëmtim të rëndë dhe u rikthye pak muaj më parë. E akuzojnë Piolin se ka pësuar 49 gola, por kjo skuadër s’ka pasur densitet në mesfushë. Dhuronte spektakël në disa momente, megjithatë spektakli ofrohet në televizor, ndërkohë që një klubit i duhen edhe rezultate sportive”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts