Lufta e Kosovës, Albatros Rexhaj flet tek ”Dola te Ola”: Më ka bërë të vetëdijshëm

Albatrosi rrëfeu në “Dola te Ola” vështirësitë që ai ka kaluar gjatë luftës së Kosovës dhe ndikimin që ajo ka patur në jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit.

Shkrimtari tha se e ka fshirë atë periudhë të jetës dhe theksoi se nëse nuk do ta kishte përjetuar atë kohë ai do të ishte një njeri tjetër. “Më ka bërë më të vetëdijshëm”, tha ai.
Një periudhë e vështirë për Kosovën dhe një plagë e madhe, e cila tashmë është strukur në harresë. Albatrosi me keqardhje kujton mohimin e shkollimit dhe me dhimbje tha se vrasja nuk ka qenë e keqja më e mundshme në atë kohë për meshkujt dhe femrat.

Shkrimtari tregoi se në familjen e tij të ngushtë fatmirësisht nuk kishte patur të cenuar nga lufta, por në rrethin më të gjerë po.

Albatrosi shtoi se kur je në jetën normale i harron njerëzit përreth, por kur përfshihesh dhe rrethohesh nga vështirësi të gjithë bëhen bashkë, duke kujtuar edhe periudhën e pandemisë. Shkrimtari më tej shtoi se njeriu harron dhe kështu ndodhi dhe me luftën, pasi harresa është forma e mbijetesës.

Albatrosi tha se ai jetën e sheh si një përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një balancë përballë sfidave. “Të gjithë kemi drama në jetë, por e rëndësishme është të mbash vetëvlerësimin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *