Lufta e Rusisë, thirrja e Erdogan: Ndaloni gjakderdhjen në Ukrainë

lufta e rusise thirrja e erdogan ndaloni gjakderdhjen ne ukraine
lufta e rusise thirrja e erdogan ndaloni gjakderdhjen ne ukraine

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogani bëri thirrje diplomacisë që të ofrohet mundësia “për një paqe të drejtë” që do të ndalte gjakderdhjen në luftën në Ukrainë, pavarësisht shumë pengesave. Ai përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar bisedimet.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndaljen e gjakderdhjes sa më shpjet që të jetë e mundur, duke mbajtur mementumin, pavarësisht pengesave në terren”, tha Erdogan gjatë një samiti rajonal në Kazakistan. Lideri turk i bëri këto komente para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin. “Një paqe e drejtë mund të arrihet përmes diplomacisë”, tha Erdogan para liderëve të mbledhur në Astana në Konferencën për Ndërveprim dhe Masat për Ndërtimin e Besimit në Azi.

Erdogan dhe Putin do të takohen gjatë 13 tetorit për të diskutuar për luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës më 24 shkurt. Turqia, anëtare e NATO-s, ka qëndruar neutrale sa i përket konfliktit në Ukrainë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë. Ankaraja po ashtu ka mbajtur raporte të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën. Deri më tani, Turqia ka qenë nikoqire e dy takimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit, por takimi i fundit i mbajtur në mars nuk ka prodhuar rezultate.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë adresimit para anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më 13 tetor përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë bisedime me Putinin, duke shtuar se diplomacia me liderët që nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar, është e pamundur. Më 12 tetor, Zelensky u tha liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) se nuk mund të ketë dialog me liderin rus, i cili sipas tij, beson vetëm në terror “dhe nuk ka të ardhme”.

I pyetur lidhur me qëndrimin e Zelenskyt, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve më 12 tetor se “do t’i thosha atij: kurrë mos thuaj kurrë”. Që nga nisja e luftës, Turqia ka qenë nikoqire edhe e disa negociatave të tjera me Rusinë. Ankaraja ka qenë pjesë e marrëveshjes që u arrit në korrik për eksportet e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan marrëveshjen me Moskën dhe Kievin që synon që nga tri portet ukrainase të eksportohen drithëra në shtetet më të varfra. Portet në Ukrainë ishin bllokuar nga forcat ruse. Turqia po ashtu ka luajtur rol kyç në një prej këmbimeve më të mëdha të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Përmes marrëveshjes së arritur më 21 shtator, u liruan 215 ushtarë ukrainas dhe dhjetëra të burgosur rusë dhe politikanë pro-Moskës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts