Lufta globale kundër tuberkulozit goditet nga pandemia e Covid-19

Në prag të Ditës Botërore të tuberkulozit më 24 mars, mjekët po paralajmërojnë se përparimi në luftën globale kundër kësaj sëmundjeje është sprapsur me më shumë se një dekadë nga pandemia e koronavirusit. Pas fillimit të pandemisë, shumë spitale i dhanë përparësi trajtimit të pacientëve me Covid-19.

Tuberkulozi vrau 1.4 milion njerëz në të gjithë botën në 2019. Në 2020, pandemia e koronavirusit mbingarkoi shërbimet shëndetësore në të gjithë botën.

Në nëntë vende me numrin më të lartë të rasteve të tuberkulozit, mes tyre India, Pakistani, Afrika e Jugut dhe Indonezia, diagnostikimi dhe trajtimi ranë me një mesatare prej 23 për qind, thuhet në një studim të organizatës jo-fimiprurëse të OKB-së, “Partneriteti kundër Tuberkulozit”. Ata thonë se lufta kundër tuberkulozit është sprapsur me dymbëdhjetë vjet.

“Pandemia ka patur një ndikim në të gjithë punën që u përpoqëm të bënim, fondet që shpenzuam, përpjekjet e të gjithëve. Ne në thelb jemi kthyer në pikën zero”, thotë drejtorja ekzekutive e organizatës “Partneriteti kundër Tuberkulozit”.

Ashtu si COVID-19, tuberkulozi është një sëmundje e mushkërive, por ajo shkaktohet nga bakterie dhe jo nga virusi.

“Shumë nga ata që merreshin me trajtimin e tuberkulozit, mjekë, infermierë, punonjës të kujdesit shëndetësor, e kthyen vëmendjen tek koronavirusi”, thotë zonja Ditiu.

Repartet e spitaleve të përdorura për pacientët me tuberkuloz u shndërruan shpejt në njësi emergjente për të infektuarit me COVID-19.

Ndërsa vendet ndërmorrën masa kufizuese për të luftuar pandeminë, diagnostikimi dhe trajtimi i tuberkulozit pësoi një goditje të rëndë.

“Zakonisht, njerëzit me tuberkuloz janë më të pambrojtur dhe kanë shumë vështirësi në qasjen tek shërbimet e kujdesit shëndetësor. Disa nga arsyet për këtë mund të jenë distanca, mungesa e parave, varfëria dhe pengesat e tjera. Kjo u përkeqësua nga pandemia e koronavirusit“, thotë Dr. Ditiu nga organizata “Partneriteti kundër Tuberkulozit”.

Kjo do të thotë që shumë pacientë kanë qenë në gjendje të rëndë në kohën kur kanë arritur tek ndonjë klinikë ose spital.

“ShumĂ« punonjĂ«s tĂ« klinikave thonĂ« se ata kanĂ« parĂ« disa nga rastet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« tuberkulozit nĂ« shumĂ« vite. KĂ«to raste tĂ« rĂ«nda tĂ« tuberkulozit kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« vdekshmĂ«ria tĂ« jetĂ« mĂ« e lartĂ«, dhe pĂ«rhapja e kĂ«saj sĂ«mundjeje brenda familjeve tĂ« pacientĂ«ve tĂ« jetĂ« mĂ« e shpejtë”, thotĂ« drejtorja ekzekutive e organizatĂ«s “Partneriteti kundĂ«r Tuberkulozit”.

Dr. Ditiu thotë se ekziston një mundësi për të rikthyer përparimin e humbur. Pandemia e koronavirusit ka detyruar qendrat shëndetësore të kenë një marrëdhënie më të mirë me komunitetet. Duke kombinuar testimin, gjurmimin e kontaktit dhe trajtimin për koronavirusin dhe tuberkulozin, të dyja sëmundjet mund të luftohen në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët thonë se investime urgjente janë gjithashtu të nevojshme për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve të reja për tuberkulozin.//VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *