Lufta, Italia vuan për misër

11:46 19/03/2022

Qindra lopë rrezikojnë të theren për mungesë të ushqimeve

Lufta në Ukrainë po jep efekte të rënda në tregun e lëndëve të para bujqësore, veçanërisht në prodhimin e  misrit, i cili nevojitet për ushqimin e kafshëve.

Sidomos fermerët italiane  janë të shqetësuar për pasojat që mund të ketë në këtë sektor vijimi i luftës. Therja e një pjese të kafshëve shihet si një zgjidhje ekstreme, për të mbajtur aktive fermat në mënyrë që të ruhen vendet e punës dhe të ardhurat që vijnë për familjet.

Konflikti në Ukrainë ka ekspozuar varësinë e Italisë nga shtetet e tjera për të përmbushur kërkesën e brendshme për lëndët e para bujqësore. Organizata italiane e blegtorisë Assalzoo paralajmëroi se rezervat e lëndëve të para të përdorura për të prodhuar foragjere do të zgjasin vetëm nga 20 ditë deri në një muaj, kohe pas së cilës do të ishte e nevojshme të theren kafshët që fermerët nuk janë në gjendje t’i ushqejnë.

Nëse nuk aktivizohen kanalet alternative të furnizimit, ndalimi i prodhimit të ushqimit do të jetë i pashmangshëm, me pasoja shkatërruese për fermat blegtorale duke sjellë kolapsin e prodhimit ushqimor me origjinë shtazore, si mishi i viçit, derrit dhe shpendëve, qumështi, gjalpi dhe djathi, vezët dhe peshku.

Sipas ekspertëve në rastin e lopëve qumështore, nëse ato dërgohen në thertore, do të duhen 7/8 vjet për të rindërtuar një fermë ku të prodhohet sërish qumësht.

Për momentin, alternativa e vetme e mundshme për Italinë duket të jetë kthimi në tregun amerikan, por do të ketë probleme të konsiderueshme në aspektin logjistik në transportin e ushqimeve për blegtorinë.  Duhen pesë deri në tetë javë për të mbërritur anijet ne portet italiane me dërgesa nga SHBA-të.

Parashikohet që rreth 9 milionë tonë misër nevojiten për ushqimin e kafshëve ne Itali, ndërsa prodhimi vendas është vetëm 6 milion tonë.

Të paktën 300,000 hektarë shtesë me misër duhet të kultivohen në Itali për të përmbushur kërkesat e sektorit kombëtar të blegtorisë. Ukraina mbulon  16,4 për qind të nevojave botërore për misër për sektorin e blegtorisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com