
Përparimi i Rusisë në Ukrainë është “ndaluar në të gjitha frontet”, ka thënë këshilltari presidencial ukrainas Alexey Arestovych.
Sipas mediave të huaja, forcat ukrainase po bëjnë një luftë më të fortë ndërsa përleshjet vazhdojnë në terren, tha Arestovych në një video-mesazh në mediat sociale.
Ai pohoi se forcat ruse nuk kanë “nuk kanë fuqi” për të ndryshuar situatën.
Ushtarët dhe oficerët rusë po ndiejnë presionin pasi komandantët po akuzohen për “frikacakë dhe dobësi të karakterit” pas inspektimeve nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, pohoi Arestovych.
Ndryshe, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar gjatë ditës të dhënat më të fundit të humbjeve që i kanë shkaktuar ushtrisë ruse.
Në këtë drejtim, deri më 20 mars, ushtria ukrainase thotë se ka vrarë 14,700 ushtarë rusë, ka shkatërruar 96 aeroplanë luftarakë, 118 helikopterë, 476 tanke, 230 njësi artilerike, 1,487 automjete të blinduara, 74 sisteme raketore, 44 hedhëse të raketave e pajisje të tjera.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al