
22:49 10/10/2021
Zyrtarë të lartë talebanë dhe përfaqësues të SHBA po takohen këtë fundjavë në Doha, kryeqytetin e Katarit.
Zyrtarët nga të dy palët kanë thënë se çështjet përfshijnë frenimin e grupeve ekstremiste dhe evakuimin e shtetasve të huaj dhe afganëve nga vendi. Talebanët kanë sinjalizuar fleksibilitet në evakuimet.
Sidoqoftë, zëdhënësi politik i talebanëve Suhail Shaheen tha për Associated Press se nuk do të ketë bashkëpunim me Uashingtonin.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh të kohëve të fundit, duke përfshirë një sulm kamikaz të premten në një xhami në Afganistan që vrau 46 persona.
Pakistani gjithashtu kishte një mesazh për talebanët, duke i nxitur ata që të bëhen më gjithëpërfshirës dhe t’i kushtojnë vëmendje të drejtave të njeriut dhe grupeve etnike dhe fetare të pakicave.
Gjatë bisedimeve në Doha, zyrtarët amerikanë gjithashtu do të kërkojnë që talebanët të lejojnë amerikanët dhe shtetas të tjerë të huaj të largohen nga Afganistani, së bashku me afganët që dikur punonin për ushtrinë apo qeverinë amerikane dhe aleatët e tjerë afganë, tha një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al