Lufta ndaj Hamasit, Uashingtoni ripohon mbështetjen për Izraelin

lufta ndaj hamasit uashingtoni ripohon mbeshtetjen per izraelin

Ndërsa Izraeli vazhdon të zgjerojë operacionet në Gaza, Shtetet e Bashkuara përsëritën thirrjet për mbrojtjen e civilëve. Ndërkohë, një ekspert ushtarak paralajmëron se misioni i Tel Avivit për të shkatërruar Hamasin mund të jetë pothuajse i pamundur.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) theksojnë se grupi militant Hamas, dhe jo populli i Gazës, është objektiv i operacioneve të tyre ushtarake, tashmë të zgjeruara.

Ndërsa njoftimet dhe pamjet e shumta tregojnë dëmet e mëdha në zonat civile, qasja e Izraelit dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara për atë vend po ngjallin shumë kritika.

Në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ripohoi qëndrimin e Uashingtonit.

“Ndihma jonë për Izraelin u nënshtrohet ligjeve të luftës dhe kërkesave që të ndërmerren hapa për të mbrojtur jetët e pafajshme. Këto janë të detyrueshme sa herë transferojmë armë në një vend tjetër”

Disa të afërm të pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael kanë shprehur shqetësimin se ofensiva tokësore mund t’i rrezikojë të rrëmbyerit. Zoti Sullivan nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve.

“Jemi të përgatitur të mbështesim pauzat humanitare për lirimin e sigurt të pengjeve. Do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të këtë qëllim”.

Lufta për eliminimin e Hamasit është një mision “pothuajse i pamundur” që mund të zgjasë me muaj, tha gjenerali amerikan në pension Robert Abrams në një intervistë për kanalin ABC.

“Mbrojtja e Hamasit në një zonë urbane tejet të dendur, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë vitet e fundit, do të shkaktojë luftime shumë të ashpra. Njëkohësisht, duhen patur parasysh përpjekjet e Izraelit që të mos godasë objektivat ku ndodhen pengjet”.
Zoti Abrams foli gjithashtu edhe për çështjet që duhet të trajtohen pas përfundimit të konfliktit ushtarak.
“Hamasi u krijua si rezultat i mungesës së një shteti të veçantë palestinez, një zgjidhje me dy shtete siç është folur më parë. Kjo duhet të jetë pjesë e zgjidhjes kur shtrohet pyetja se si përfundon kjo. Duhet të jetë pjesë e ekuacionit”.

Të dielën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë tha se sulmet e banorëve ndaj magazinave të saj të ndihmave në Gaza janë një tregues për fillimin e rënies së rendit civil.

Paralajmërimi erdhi pasi Papa Françesku përsëriti thirrjet për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, shumë prej të cilëve besohet se kanë dyshtetësi./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts