Lufta në Gazë, Biden: Arritja e marrëveshjes për lirimin e disa pengjeve është shumë afër

lufta ne gaze biden arritja e marreveshjes per lirimin e disa pengjeve eshte shume afer

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 21 nëntor se është “shumë afër” arritja e një marrëveshjeje për lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti amerikan tha se kishte shpresë se disa nga pengjet do të kthehen në familjet e tyre “shumë shpejt”.

“Ne tani jemi shumë, shumë afër. Ne mund të kthejmë në shtëpi shumë shpejt disa nga pengjet”, tha Biden.

“Për momentin, gjërat po duken mirë”, shtoi ai.

Biden tha se nuk dëshiron të komentojë më shumë për këtë, për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes.

Deklarata e Bidenit vjen pasi zyrtarë të Hamasit thanë se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Ndërkaq, zyrtarët izraelitë njoftuan se do të mbajnë të martën diskutime të nivelit të lartë për çështjen e pengjeve.

Tym duke u ngritur lart pas një sulmi izraelit në Rripin e Gazës, 21 nëntor 2023.

Më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona, kapi rob edhe afër 240 persona. Deri më tani, Hamasi ka liruar katër pengje, Izraeli ka shpëtuar një dhe trupat e pajetë të dy pengjeve janë gjetur afër spitalit Shifa në Gazë, ku ka pasur luftime të ashpra.

Mbi 11.000 persona janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përderisa Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts